E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beshiktash-Mançester Utd., sfida e frupit B

Trajneri i “Djajve të kuq” do të ketë në dispozicion të rikthyerin Rio Ferdinand. Mbrojtësi i qendrës mungoi në ndeshjet e paranë Premier Ligë për shkak të një dëmtimi.

Ferguson duhet të zgjedhë një formacion që mund t’i ndihmojë anglezët ta fillojnë me një fitore aventurën e tyrenë Ligën e Kampionëve, duke menduar edhe për derbin e së dielës kundër Mançester Sitit në “Old Traford”.

Duke qenë se ndaj Totenhemit në ndeshjen për kampionat, veteranët e ekipit, Rajan Gigs dhe Pol Skols, luajtën për 90 minuta, ka mundësi që ata të mos aktivizohen në ndeshjen e sotme.

Nga ana tjetër, Beshiktashi ka humbur ndeshjen e parë në kampionatin turk kundër rivalëve të Gallatasarajit 3-0, por sipas trajnerit Mustafa Denizli, kjo humbje nuk do të ndikojë në ndeshjen mundër kampionëvetë Anglisë.

Formacionet e mundshme:

Beshiktash 4-1-3-2
Rushtu; Ferrari, Kas, Koibasi, Sivok; Ernst, Ozkan, Dag, Shimshek; Tello, Nihat.
Trajner: M. Denizli

Mançester Utd. 4-4-2
Foster; Evra, Ferdinand, Vidiç, O’shi; Nani, Fleçer, Karrik, Valencia; Runi, Berbatov.
Trajner: A. Ferguson

Në ndeshjen tjetër të grupit B, kampionia e Gjermanisë, Volfsburgu, do të debutojë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër rusëve të CSKA Moskës. Mungesa e përvojës në këtë kompeticion do të jetë një faktor negativ në skuadrën e trajnerit Armin Veh.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›