Besim Kurti: Në RTSH nuk afrohen krijuesit e vërtetë
Regjisori flet për mungesën e krijimtarisë shqiptare në Radiotelevizionin Publik ShqiptarTashmë të mësuar me programacionin e varfër që ofron prej vitesh Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të ishte çudi që të prisnim ndonjë program të larmishëm nga ky televizion shtetëror. Për regjisorin Besim Kurti sot në këtë institucion ka një mungesë të prodhimeve kinematografike shqiptare, sidomos atyre që janë prodhuar para viteve 90. Sipas tij kjo ndodh, sepse RTSH nuk paguan të drejtat e autorit, prandaj ajo mjaftohet duke i shfaqur shumë rrallë ata,
në një kohë kur në mediat private shfaqen shumë nga filmat e prodhuara para viteve 90. E ndërkohë sipas regjisorit Kurti mediat private duket se e kanë konkurruar me kohë RTSH, pasi si nga teknologjia, programacioni, jo vetëm gjatë ditëve të festave por dhe gjatë ditëve në vijim ata ofrojnë për shikuesit një program të larmishëm, me spektakle, humor, muzikë, filma premierë, dokumentarë të veçantë historikë dhe shkencorë, por dhe shumë programe të veçanta për të rinjtë dhe fëmijët. Në vijim të kësaj interviste regjisori Kurti tregon se sot në këtë institucion mungon një brez krijuesish për të sjellë një program më të larmishëm në ekranin e RTSH. Si një njeri i artit regjisori Kurti tregon se në këtë institucion duhet të merren emra të talentuar, pse jo dhe nga ata që kanë një karrierë të suksesshme në mediat private, por që e kanë filluar krijimtarinë e tyre në këtë institucion. Unë mendoj se me kapacitet që ai ka, me mjetet që ka, me hapësirat që ky institucion ka, edhe me taksat që ai mbledh, pasi taksapaguesit shqiptarë paguajnë për këtë televizion sigurisht që ai duhet të kishte dhe më shumë program. RTSH duhet të kishte një program shumë më të pasur. Programi në mediat private ndryshon si nata me ditën me RTSH, tregon ai.-Janë shumë prodhime kinematografike shqiptare, të cilat janë prodhuar para viteve 90, por shumë rrallë shihen në ekranin e RTSH?Janë një numër shumë i madh filmash që janë prodhuar në Kinostudio Shqipëria e Re në atë kohë dhe deri në vitin 90 ka dalë një ligj për të drejtën e autorit dhe konflikti në fillim ka qenë që RTSH meqë e quante pronë socialiste siç ishte në atë kohë, nuk pranonte të paguante të drejtën e autorit. Sigurisht që njihej financa, por krijimtaria e autorit vetë duhej paguar. Nëse RTSH ka financuar shtëpinë filmime ka të drejtë ta shfaqë filmin, në rast se ajo nuk financon duhet të paguajë. Këtu ka qenë dhe konflikti. Me tu krijuar shoqata FMA, shikoj që RTSH nuk do të paguajë dhe ka filluar që ti shfaqë shumë rrallë filmat, gjë që influencon për mendimin tim. Sigurisht që në atë mori filmash që janë prodhuar në atë kohë ka dhe filma të politizuar, por boll të përmendësh krijimtarinë e Xhanfize Kekos, ku janë një sërë filmash për fëmijë, të cilët nuk janë të politizuar, ose filmi i Anagnostit Lulëkuqe mbi mure etj, pra janë këta filma të cilët mund ta pasurojnë shumë mirë programin e RTSH ashtu si ndiqen mediat e tjera private që shfaqin këto filma. Por gjithmonë këtu qëndron konflikti, nëse ne do ti paguajmë këto filma, apo pse duhet ti paguajmë. Këtu qëndron dhe konflikti dhe këtë nuk e them vetëm unë por e thonë të gjithë që duhet RTSH të paguajë që ajo të pasurojë programin. Nga ana tjetër këtu nuk flitet për shuma marramendëse. Një film paguhet jo më shumë se 50 mijë lekë të vjetra, ku ndahet kjo shumë nëpërmjet regjisorit, kompozitorit, skenaristit. Këtë që po ndodh me RTSH, është njëlloj si të themi se është bërë një hidrocentral në Kukës dhe ata banorët duhet të thonë se unë nuk paguaj drita, sepse është bërë në vendin tim, ose një mjeshtër i madh që ka punuar si teknik në hidrocentrale, dhe të thotë unë nuk duhet të paguaj sepse unë atje kam punuar dhe kjo është absurde. RTSH me ligj është se duhet të paguajë dhe fillimisht konflikti nisi se ne nuk duhet të paguajmë, sepse ato janë pronë e jona, sepse janë të shtetit, por dhe këto para që merren nga QKK, këto projekte janë fonde të shtetit shqiptar që kalojnë në QKK dhe shtëpitë filmike i marrin me anë të QKK, pra sërish këto para janë të shtetit.
-E ndërkohë mendimi juaj sa i takon programacionit që shfaqet sot në RTSH?Unë them se me kapacitet që ajo ka, me mjetet që ka, me hapësirat që ky institucion ka, edhe me taksat që ai mbledh, pasi taksapaguesit shqiptarë paguajnë për këtë televizion sigurisht që ai duhet të kishte dhe më shumë program. RTSH duhet të kishte një program shumë më të pasur. Programi në mediat private ndryshon si nata me ditën me RTSH. Unë i kam kolegë dhe më vjen keq për këtë, por kur pashë programin e Vitit të Ri unë pashë aktorët e Korçës që thonin Gëzuar Vitit e Ri 2008? Tani vërtetë unë e kuptoj kur ka mozaikë që futen programe nga arkivi, që mund të jenë të viteve të më pashme, por aty fliste rreth dy orë që ishte programi, dhe ishte me Gëzuar Vitin e Ri 2008. Pra ata vërtetë nxjerrin nga arkivi materiale, por dhe kjo kërkon kujdes. Pra ka nevojë që të ketë më tepër larmi programacioni. -Çfarë duhet bërë sipas jush?Radiotelevizioni Publik Shqiptar është sot një gjigand, pasi ai ka një numër të madh punonjësish si ka pasur dikur Kinostudio rreth 700 veta, por ai është gjigand me hapësira etj, dhe sot ky institucion duhet të ishte në pararojë. Largimi i kuadrove të RTSH ka sjellë këtë varfëri në programacion, ata duhet të rikthehen. Në këtë institucion mungojnë brezat krijues, pasi duke pasur një vazhdimësi brezash do të ketë dhe më shumë larmi në programacion, duke pasur këtë vakum atëherë dhe kemi një program të varfër. Në këtë institucion duhet të afrohen krijuesit e vërtetë.-Një pjesë e emrave më të njohur të regjisorëve janë larguar nga RTSH. Sipas jush si ka ndikuar largimi i tyre në këtë institucion?Sigurisht që largimi i emrave të njohur dhe të talentuar ka sjellë pasoja në cilësinë e programacionit. Që në atë kohë para viteve 90 të largohej Vladimir Prifti, pavarësisht se si u largua, për ne në Kinostudio ishte një fat i madh që ai erdhi të punoi atje, apo Mevlani etj, janë kapacitete që kanë krijuar në këtë televizion. Unë kam respekt për ata njerëz, por tani vetëm regjisori Esat Teliti ka mbetur nga ata emra që përpiqen që të bëjnë diçka. Unë mendoj që ata regjisorë të vjetër edhe ata që kanë dalë në pension duhet të thirren si krijues. Ata duhet të paguhen me honorare, sepse ata janë thesar jo vetëm për televizionin por dhe për kombin tonë, pasi eksperiencën e tyre ata e kanë treguar me filma dhe jo më mos ta tregojnë për programe të ndryshme që janë shumë më të thjeshta se filmi.-Taksapaguesit paguajnë për diçka që se marrin nga ekrani i RTSH...?Taksapaguesit janë shumë dhe sigurisht që paguajnë, por programi që ai shfaq është shumë i dobët. Mungon një programacion që të jetë i përshtatshëm për të gjitha moshat. Si spektator unë kur e hap ekranin e RTSH, shikoj se mungon një larmi programesh për të gjitha moshat. Sigurisht që mediat private kanë më shumë programe, kanë programet e së dielës që kanë shumë larmi, por megjithatë mund të gjendet mënyra për ti afruar. Kështu Vera Grabocka është një nga regjisoret më të afta, sidomos të spektaklit dhe pse mos të afrohen serish emra të tillë. Duhet të gjendet një mënyrë, që emra të tillë që janë shumë krijues dhe kanë dhënë për televizionin duhet të vijnë në RTSH për të sjellë sërish një program të pasur. E ndërkohë që ky televizion të jetë dhe më shumë i pasur me programe ai duhet të paguaje të drejtën e autorit dhe të shfaqë filmat shqiptarë që janë prodhime para viteve 90 dhe sipas meje ai që të mos paguajë mundohet që të mos shfaqë filma. Kjo pak rëndësi ka për regjisorin, por në radhë të parë dëmton imazhin e televizionit, larminë e programacionit. Ka filma shqiptarë të cilët mund të përzgjidhen dhe të jenë shumë të preferuar për publikun.-E ndërkohë çfarë mendoni për prodhimet televizive gjatë këtyre viteve në RTSH?Me sa di unë degën e sektorit të filmit në këtë institucion e kanë mbyllur. Ajo ka qenë një degë shumë e mirë, pasi ka pasur redaksinë e saj, ka pasur regjisorë, specialistë etj, që bënin prodhime kinematografike dhe me metrazh të gjatë, serialë etj. Psh. filmi Udha e shkronjaveme regji nga Vladimir Prifti në RTHS e kanë prodhuar,po ashtu dhe fil