Inva Mula, koncert në Oviedo të Spanjës
Vetëm disa muaj pasi Ismail Kadare mori çmimin “Princi i Asturias” pikërisht në teatrin “Campoamor” të Oviedos, një tjetër emër i madh i kulturës shqiptare do të ngjitet në skenë për të rrëmbyer duartrokitjet e publikut të Asturias.Në fakt, ishte parashikuar që Mula të interpretonte rolin e Mimit në operën “La Boheme” të Puçinit që në muajin tetor të vitit 2008. Por përplasja e datave të programit, bëri që sopranoja e njohur të shtynte koncertin në Spanjë. Rikthimi i saj në skenën e teatrit “Campoamor” është pritur me entuziazëm nga publiku dhe mediat spanjolle. Mula ka zgjedhur që në këtë recital të shumëpritur për dashamirësit e saj në Spanjë të shoqërohet nga një tjetër shqiptar, pianisti Genc Tukiçi. Repertori me të cilin ajo do të bëjë për vete publikun e Asturias, pritet të përfshijë edhe disa arie nga Mimi.