E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në kohën e dashurisë, drama kosovare edhe frëngjisht

Dramaturgjia kosovare tashmë është bërë pjesë dhe e përkthimeve franceze. Kështu drama Lufta në kohën e dashurisë (La Guerre en temps d`amour) e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj së shpejti do të botohet edhe në Francë nga shtëpia botuese Maison d'Europe et d'Orient, me seli në Paris. Përkthimin e dramës në frëngjisht e kanë bërë përkthyesit Bardha Rrustemi dhe Anne-Marie Bucquet. Përveç botimit, shtëpia botuese Maison d'Europe et d'Orient

ka blerë edhe të drejtat e inskenimit eventual në Francë dhe vendet tjera frankofone. Në gjermanisht kjo dramë është përkthyer nga Joachim Rohm për shtëpinë botuese gjermane S. Fischer Verlage. Ndërkohë që Maison d'Europe et d'Orient ka sjellë më herët në frëngjisht edhe dramaturgë të tjerë kosovarë, përfshi Anton Pashkun, Sabri Hamitin, Teki Dërvishin dhe Eqrem Bashën. "Lufta në kohën e dashurisë" është shkruar në vitin 2007. Në tetor të po atij viti ka pasur prezantimin e parë në Kent të Londrës, nga Teatri Nomad. E ndërkohë që nga kjo shtëpi botuese bëhet e ditur se do të jenë dhe të tjera dramaturgji shqiptare, të cilat do të vijojnë të përkthehen për tu vënë në skenat teatrore të Francës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›