Besim Ndergjoni, një varr për të persekutuarit e diktaturës
Ekspozita në kujtim të 4500 qytetarëve intelektualë antikomunistë që u persekutuan nga diktatura ka ardhë me një apel nga aktivisti dhe sekretari i Përgjithshëm i Integrimit të Përndjekurve, Besim Ndergjoni, duke kërkuar një varr për eshtrat e të rënëve.
Këtë ekspozitë e ka përshendetur me një mesazh edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ne letren e tij shkruan se ndërgjegjia e kombit nuk mund të jetë e qetë pa kujtuar dhe respektuar të drejtat e atyre që ndihmuan për këtë vend. Ekspozita do të qëndroje e hapur për 7 ditë në sheshin e “Vëllezërve Frashëri”.