E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, rrëzohet me motoçikletë, plagoset 25-vjeçari

Një person ka mbetur plagosur, teksa është rrëzuar nga motocikleta të cilën e drejtonte. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Shtyllas në Fier, ku shtetasi Sokol Gjoka 25 vjeç ka mbetur i plagosur ndërsa është rrëzuar me motocikletë. Mësohet se Gjoka ka marrë goditje në trup dhe kokë, por është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›