Besimi ‘mbytet’ edhe në shifra
Kur, veçanërisht në Shkodër, përmbytjet si asnjëherë tjetër ua kanë sjellë njerëzve në majë të hundës edhe trupin, edhe shpirtin, Kryeministri ynë me sa duket shpreson t'i mbajë këta me gajret, duke e quajtur gjithçka që ndodhi si një fatkeqësi natyrore, e tillë që nuk kishte ngjarë mbase qysh 150 vjet përpara. Që ky fakt nuk bazohet në asnjë të dhënë arkivore është fare e qartë, përderisa Berisha nuk zuri në gojë diçka që të mbështeste erudicionin e vet në këtë kthim pa krye.
Mirëpo, me ç'mund të lexosh a të dëgjosh, qysh në atë periudhë të largët, nderi kalorsiak me të cilin kërkon ta veshë dinjitetin e vet në shekullin XXI ky 'burrë malësie', nuk ka patur të bëjë me vlerësimet e të tjerëve ndaj dikujt, por vetëm me shfaqjet e jashte të këtij vlerësimi. Dhe, nuk ka patur rëndësi, nëse ky vlerësim s'ekzistonte në të vërtet, apo ka patur një bazë reale. Edhe ndaj këtij Kryeministrit tonë të ditëve të sotme, shumëkush mund të ushqejë, qoftë edhe fshehurazi, një opinion jo të mirë, madje mund edhe ta përçmojë krejtësisht atë. Por, kjo nuk do t'ia rrëzonte kurajon për të rrëfyer faqe të gjithëve përralla pa pushim, përderisa ka ende ca të paktën shkodranë që nuk marrin guximin të shprehin me zë të lartë gjykimin për 'të dhe t'ia thonë mu përpara fytyrës humbjen e besimit në fjalët e tij të 'nderit'. Sigurisht, po të mos llogarisim këtu ndonjë farë humori të tyre në mes të dhimbjes së madhe.
Nuk është bërë viti, kur kalorësi Berisha ende s'kishte depërtuar kaq larg në kohë dhe u tha shkodranëve se, përmbytje të tilla si ajo e janarit nuk ndodhin veçse një herë në 100 vjet. Megjithatë, nuk ndenji pa i siguruar që Qeveria do t'i dëmshpërblente të tërë fatkeqët, qindarkë më qindarkë, dhe nuk do të lejonte që të përballeshin ndonjëherë tjetër me situata të tilla. Se si u dëmshpërblyen ata, s'është nevoja të zggjatemi. Sikurse nuk do të përbënte aspak një fakt të ri po të përmendej këtu, se brenda vitit përmbytjet pasuan njëra tjetrën, deri në pragun më të sheshtë të një katastrofe kombëtare të madhe. Por, përse rrodhën ngjarjet kështu? Mos vallë ngaqë ky vit tekanjoz, me gjithë parashikimet e sinoptikanëve u tregua i pabesë ndaj premtimeve të Berishës? E pra, le t'i afrohej dimrit një mot i ngrohtë, shifrat mbeten si gjithmonë, të ftohta.
Pushteti ekzekutiv që qeveris plot llomotitje Shqipërinë, brenda pak muajve e korrigjoi tre herë ndihmën financiare që do t'i akordohej Qarkut të Shkodrës së cfilitur nga përmbytjet. Dëshmi e këtij 'pishmanllëku' janë edhe vendimet që pasqyrojnë tri shuma të ndryshme të caktuara për t'u marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave: në janar 200 miljonë lekë të reja, në korrik vetëm 10 mijonë lekë, në dhjetor 50 miljonë lekë. Pra, pas nisjes së kësaj që po ndodh këto ditë kërcënuese për tërë vendin, Qeveria u detyrua që të vendosë ta 'normalizojë' situatën me një ndihmë pesë herë më të madhe sesa ajo e korrigjuar pesë muaj më parë. Por, sidoqoftë, katër herë më të vogël sesa ajo e pompuar 11 muaj të shkuar. Dhe, të gjitha këto luhatje skandaloze bëhen, kur prej vitesh është injoruar e vërteta e pamohueshme jo vetëm për zonën veriperëndimore të vendit dhe janë shpërfillur paralajmërimet për ndodhira ogurzeza. Le ta lëmë Shkodrën në hallin e saj dhe të qëndrojmë konkretisht, duke shqyrtuar vetëm disa prej të dhënave nga fusha e Buhqësisë, të raportuara në mënyrë zyrtare, por jo publike, qysh më 2008.
Krahas problemeve që lidhen direkt me digat (jo vetëm të atyre të hidrocentraleve) vihet re shtim i konsiderueshëm i qendrave të reja të banuara poshtë tyre. Në këto raste, siguria e banorëve prej kohësh është vënë në pikpyetje, sepse në kohën që qenë projektuar digat, nuk ishte parashikuar dhe s'kishte patur nën 'to as banorë dhe as objekte ekonomike, prandaj siguria e digave edhe përpara tre vitesh është pranuar e vogël. Këtë vërejtje e bënë madje edhe ekspertë të Bankës Botërore, të cilët nëpërmjet PMBU - së kërkuan rritjen e kategorisë së digave, në funksion të numrit të banorëve poshtë tyre. Ky realitet i ri kërkonte pa dyshim vlerësim serioz dhe kompleks, për t'i paraprirë ndonjë fatkeqësie të mundshme. Ndërkohë, qysh atëhere llogaritej dhe matej që ishin në masën 7% rrëshqitjet e skarpateve të sipërme e të poshtme; 9% dëmtimet e veshjeve të sipërme e të poshtme; 27% dëmtimet e shkarkuesve; 43% dëmtimet e ujëlëshuesve etj.
Bazuar në analizën e gjendjes së digave të bujqësisë rezultonte që ato qenë në gjendje teknike të vështirë dhe ndërhyrja në 'to, duke u paraprirë me studime e projektime, mandej me financime, vlerësohej e një karakteri emergjent. Dhe, fjala është për qindra diga të tilla. Konkretisht, deri në vitin 1964 numri i ndërtimit të këtyre veprave ka qenë i vogël, kurse gjatë periudhës 1965 - 1970 intensiteti i ngritjes së digave u rrit mjaft, me një mesatare vjetore prej 22 të tilla. Më tej, deri më 1990 ritmet në kë drejtim gjithashtu nuk ranë, ndërsa gjatë 20 viteve të fundit nuk toka shqiptare nuk mbajti mbi shpinë asnjë vepër të re, pa përmendur një numër të vogël digash të filluara, por kurrë të përfunduara.
Fakti që deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi tronditëse nga digat, nuk mund të vlerohet inkurajues. Përkundrazi, duke marrë parasysh që nga inspektimet e bërë deri 3 vjet më parë ishte pohuar me gojën plot që nuk kishte digë pa defekt, shqetësimi shtohej ndjeshëm, edhe më shumë tani. Ky shqetësim, atëhere dhe sot, vazhdon të depërtojë përherë e më tepër prej mundësisë, qoftë edhe hipotetike, të lëkundjeve sizmike të fuqishme, si edhe nga fakti që për plot vepra të këtij lloji ishte plotësuar dhe për ca të tjera më të pakta në numër po plotësohet afati i shfrytëzimit të digave, sipas klasifikimit të tyre, deri në 25 vjet pas ndërtimit.
Njëherazi, nuk mund të mos mbahet parasysh edhe vlerësimi, sipas të cilit, procesi i sigurimit teknik sipas rregulloreve të digave dhe dambave është për të qarë hallin, përderisa ndryshimet organizative të drejtorive të ujërave dhe largimi i personelit teknik të specializuar, prej vitesh janë bërë në mënyrë sistematike. Çfarë mund të pritet, po të shtosh këtu edhe faktin që numri i punonjësve të Bordeve të Kullimit është 'futur në ujë', duke bërë të pamundur plotësimin e kërkesave të pikës 5 të nenit 29 të Rregullores për sigurinë e digave dhe të dambave, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 147, dt. 18.03.2004?! A mund të nënvleftëhet shqetësimi i shprehur në informacione për vjetërimin moral dhe fizik të pajisjeve hidromekanike, mosfunksionimi i të cilave e vë digën dhe rezervuarin në kushte shfrytëzimi të pafavorshme, çka mund të sjellin pasoja në qëndrueshmërinë e tyre?! Më tej, çfarë efektesh kanë ato të pakta ndërhyrje për riparimin e digave me buxhetin e shtetit, të karakterit emergjent dhe jo të zgjidhjeve afatgjata, të cilat sidoqoftë nuk mund të kenë impakte të duhura pa u shoqëruar me studime dhe projektime komplekse e serioze?!
Pyetjet që pasojnë njëra - tjetrën përballë kësaj tabloje të zymtë janë të shumta dhe, si të tilla, nuk mund të renditen në këto pak rradhë. Por, edhe nga kaq detaje sa u veçuan bëhet e qartë se, për plotësimin e një pjese të konsiderueshme 'njollash', që përbëjnë rrezik potencial dhe tërësor në rritje, nga organet e pushtetit shtetëror nuk është mprehur lapsi për të evidentuar dhe vënë në lëvizje vlera të plota dhe të sakta monetare. Këto vlera bëhen të domosdoshme, gjithashtu, edhe nga kërkesat e standardeve të Komunitetit Europian, për shtimin e përmasave të veprave të shkarkimit, si edhe për kontrollin inxhinjerik të sigurisë sizmike të digave ekzistuese, të cilat janë projektuar dhe ndërtuar përpara 20 viteve, mbi bazën e vlerësimeve të një kohe dhe kushteve teknike të kapërxyera.
Por gjendja bëhet edhe më dëshpëshpuese, kur mundësia e kënetëzimit të të gjithë territorit tonë (jo vetëm e Qarkut të Shkodrës) tani sa vjen e merr trajta të frikshme dhe Kryeministri nuk pranon të rishikojë Plan - Buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe as ndërmarrjen e disa masave radikale afatgjata, por urgjentisht të domosdoshme, duke mashtruar në mes të ditës për ngritjen e shpejtë të veprave të mëdha në veri të vendit. Madje, edhe duke gënjyer pa asnjë sforcim për firmosjen menjëherë të një marrëveshjeje zgjidhjesh inxhinjerike të nevojshme me Malin e Zi, ndëkohë që një marrëveshje e tillë nuk ekziston fare. Madje, madje, nuk e ka për gjë as t'i shoqërojë broçkullitjet që nxjerr nga goja me ndonjë barcaletë nga koha e Knjaz Nikollës. Si për t'i bindur ca abrashë - pasues të vetët, se në sinkron me natyrën akrepat e mendjes i paska 150 vjet mbrapa. Si edhe për ta mbytyr e fundosur më tej besimin e të tjerëve në punët dhe fjalët e tij.
(Shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)