Çfarë (nuk) ndodh në PD?
Në PD nuk ndodh asgjë. Kështu raportojnë çdo ditë gazetarët e reporterët e mediave elektronike dhe ata të shtypit të shkruar, në mbledhjet e përditshme të redaksive të lajmeve. Sepse Partia Demokratike nuk prodhon më lajm, madje partia në pushtet nuk po prodhon më asgjë, saqë hera-herës të krijon idenë e një muzeu pa vizitorë. Dhe po ndodh kështu në këto javët e fundit, për muaj me radhë, madje qysh prej nuk dihet se kur. Do të mjaftonte një ndalesë e shkurtër nëpër korridoret dhe zyrat qendrore të selisë blu, për t’u dhënë të drejtë të gjithë reporterëve të terrenit që mbulojnë në gazeta e televizione këtë forcë politike. Zyra të mbyllura dhe korridore të zbrazëta. Disa aparatçikë, që gjithnjë të përcjellin duke mos harruar të thonë se “nuk ka asgjë të re”. Ndaj dhe të duket sikur “PD funksionon në të zezë”, sikundër e ka përcaktuar në një analizë Besnik Gjongecaj partinë e tij të zhytur tashmë, sipas Gjongecajt, në “një realitet të dhimbshëm e mizerabël”.
Që në Partinë Demokratike nuk po ndodh asgjë, mjafton t’i hedhësh një sy axhendës politike të kësaj force vetëm gjatë këtij viti të fundit. Po mbushet gati një vit që PD-ja ka zhvilluar një kuvend formal të sajin, nga ku ka shpallur vetëm një listë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Dhe më pas gjithçka ka mbetur në pikën zero, pra në PD-në e para 2009-ës apo diçka më prapa në kohë. Vetëm 15 ditë pas këtij kuvendi (sipas statutit), Berishës i duhej të formonte të paktën formalisht një kryesi të vogël, gjë e cila nuk ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodhë. Por ndodhi ajo që pritej dhe që flitej prej kohësh në korridoret e PD-së dhe partia u gdhi të nesërmen e Kuvendit me një kryetar dhe vetëm me anëtarë të thjeshtë, duke anashkaluar kështu, madje duke injoruar në mënyrën më të pashpjegueshme instancat e tjera drejtuese të saj. Partia Demokratike vijon të mos ketë kryesi e sekretarë apo forume të tjera drejtuese, çka e bën atë një fenomen për t’u studiuar, madje edhe për t’u “eksperimentuar”. Një vit pas kësaj ngjarjeje të demokratëve, kuvendi vijon të konsiderohet si varrmihësi i atyre pak shanseve për reformim të partisë në pushtet. Mero Baze, një tjetër njohës i shtëpisë së demokratëve, thotë se në opinionin publik kjo është përpjekur të shihet si arrogancë e Sali Berishës dhe si një përpjekje e tij për të poshtëruar çdokënd që është në atë parti, për të mos guxuar kështu të hapë gojën për rregulla loje. Dhe në fakt sot, një vit pas këtij kuvendi dhe 20 vjet pas krijimit të saj, Partia Demokratike ndodhet në kuotat më të ulëta të aksionit të saj politik. Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe për aq kohë sa aksione të tilla shkojnë paralel e në të njëjtën linjë me kuotat e aksioneve të maxhorancës qeverisëse, e cila është mbërthyer në krizën e saj më të keqe, si për sa i përket menaxhimit të veprimeve politike, ashtu edhe të menaxhimit të një Shqipërie fizike që po i mbytet në veri dhe që po i rrëshqet në jug. Spektri i djathtë shqiptar, lokomotiva e të cilit konsiderohet PD-ja, ka më shumë se 3-4 vjet që nuk po sjell asgjë të re në teatrin politik të vendit. Një forcë e atrofizuar sikundër është transformuar sot PD-ja, nuk mund të bëjë më shumë, ose është e dështuar edhe nëse kërkon të bëjë ato çfarë ka hedhur në programin e saj të djathtë. Sepse nuk ka ide, sepse nuk ka debat dhe figura që dinë të përcjellin mesazhe qeverisëse. Shikoni sot establishmentin drejtues të PD-së, i cili gjashtë vjet pasi ka ardhur në pushtet vijon të prodhojë progres në paraqitjet publike përmes një fjalori zhargonesh e mungese vizionesh. Jo rastësisht tri vjet më parë, në korrikun e 2007-ës, Bamir Topi e cilësonte misionin e së djathtës si një mision pa identitet, fytyrë e ngjyrë. Në prag të futjes së tij në oborrin e Presidencë,s zoti Topi paralajmëroi një katarsis të vërtetë për selinë blu me misionin e mirë, por të pamundur për ta demokratizuar atë. Por sfida Topi u fundos nga pesha e karriges presidenciale, duke e lënë PD-në në moçalin e saj, ku të gjithë janë të pafuqishëm për ta shpëtuar e për ta çliruar atë nga pengu ku e ka marrë elita e saj. Analistë të ndryshëm janë të mendimit se asgjë nuk do të ndodhë me këtë parti të paktën edhe për shumë muaj në vijim. Grupimi politik brenda selisë qendrore nuk ka ende një vizion të qartë se cili do të jetë stacioni i radhës së partisë, se çfarë reforme i duhet PD-së dhe si do të mund të dilet nga kriza e menaxhimit. Nuk ka vizion, pasi nuk ka personalitete që ta mbartin këtë shkollë vizionesh, nuk ka aktorë të besueshëm që të dinë se çfarë do të thotë menaxhim politik e demokratik. Partia Demokratike (ajo e selisë qendrore) është sot një grupim njerëzish që nuk e duan sistemin dhe rregullat bazë të funksionimit të një force politike, sepse e dinë se vetëm kështu duke lëvizur në një sistem ku nuk luhet pastër, por me kurthe e pabesi, vetëm kështu pra do të mund të arrijnë t’u mbijetojnë klaneve e korrenteve, grupimeve dhe kulisave, të cilat i kanë zënë frymën Partisë Demokratike dhe e kanë shndërruar atë në një forcë pa përmbajtje dhe frymë demokratike. Partia Demokratike duket se është e destinuar të tërhiqet zvarrë, për aq kohë sa në korridoret e saj të selisë qendrore, në një seksion lagjeje apo në një degë të humbur qyteti apo fshati të mos dëgjohet një zë ndryshe apo një alternativë tjetër nga ato çka dalin nga shtabi qendror dhe antourazhi i Berishës. Për aq kohë sa në të gjitha strukturat e saj, nga selia e lyer rishtazi e deri tek organizata e seksionit më periferik të saj mungon fryma e komunikimit politik dhe e menaxhimit, partia si një formacion vullnetarësh do të mbetet përherë jo brenda proceseve të ndryshimit, por brenda disa lëvizjeve të vockla arnimesh nga periferia në qendër. Sot në Partinë Demokratike nuk presim ndryshime, pasi brenda këtij formacioni nuk spikatin personalitete që do t’i kundërviheshin me dinjitet Sali Berishës. Sepse sot, por të paktën edhe në këto dhjetët vitet e fundit, kjo forcë nuk ka prodhuar emra dinjitozë e me fonde të rënda publike apo me aksione të qëndrueshme në politikë. Skema e ndryshimit të ekipit drejtues duhet të vijë nga një analizë e qartë e mosfunksionimit administrativ dhe politik të PD-së dhe nga një ndarje e qartë e problemit politik me atë administrativ. PD është sot më shumë se kurrë një organizëm politik i marrë peng nga kriza qeveritare, të cilën ajo e ka prodhuar vetë përmes figurave të saj qendrore, që prej vitesh po ecin në një tokë të minuar nga kati në kat i selisë, ku palët ruajnë në llogore që të qëllojnë pas krahëve njëri-tjetrin. Ndaj dhe nuk kanë kohë t’u japin informacione reporterëve të rrallë, që trokasin në zyrat nga ku pritet një lajm apo një prononcim.