E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiter Bajrami besimtaret e nisin festen me falje

Pas një muaji agjerimi besimtarët myslimanë kanë festuar festën e Fiter Bajramit. Festë kjo, që nisën me faljen në orët e para të mëngjesit dhe të gjithë besimtarët luten për më shumë mbarësi dhe paqe. Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muca ka kryer urimet ceremoniale të shoqëruara më tej, të cilat u shoqëruan me faljen e madhe.

• Festimet në rrethe,  tortë 7 metra e gjatë në Kavajë
• Bajrami në Kosovë, Tërnava: Politika jo fyerje Islamit
• Bota arabe, protestat i lënë vendin faljeve

Imami i Xhamisë së Tabakëve, Evis Hoxha, nëpërmjet AS flet për simbolikën hyjnore dhe humane të kësaj ditë.

“Është një festë që festohet pas një sakrifice shumë të madhe e cila ishte agjërimi I muajit të Ramazanit. Çdo besimtar që e pati të mundshme të kishte besimin e sinqertë për të agjëruar sot e meriton të ketë një ditë feste, si në jetën e kësaj bote dhe në boten tjetër. Festa I ka të gjitha simbolikat e bukura dhe vlerat e larta. Është solidariteti, tolerance, mirëkuptimi, sjellja e mirë me njëri- tjetrin ”- tha Hoxha.

Besimtarët pas përfundimit të ceremonisë vec urimeve, thonë se këtë ditë kanë menduar të bëjnë dhurata edhe për të varfërit.

Këtë vit ndërtimet në qendër të kryeqyetit bënë, që besimtarët të spostoheshin dhe të realizonin rritin e faljes në bulevardin pranë ish hotel Dajtit. Me shpresën se vit i ardhshëm do ti gjejë me një xhami të re, premtim ky dhe i kryetarit të bashkisë Basha.

Julia Bardhushi

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 31 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›