E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret bektashinj festojne Sulltan Novruzin Diten e rigjallerimit

Besimtaret bektashinj kremtojnë sot festen e Sulltan Novruzit. Mijëra qytetare u mblodhen ne seline e shenjte te Kryegjyshates Boterore per te perkujtuar lindjen e Imam Aliut. 22 marsi cilesohet nga bektashianet si dita e ringjalljes se madhe. Kjo dite simbolizon rigjallërimin e besimit tek vepra dhe fuqia e zotit e bashke me te rigjallerimin e shpirtit dhe shpresës per jeten dhe te ardhmen. Në Shqipëri Sulltan Novruzi, dita me e rëndësishme e bektashizmit, u dekretua si feste kombetare ne vitin 1996.

Presidenti Nishani uron besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit
Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar besimtaret bektashinj per Festen e Nevruzit. Kreu i shtetit thote se marredhenia e shqiptareve me Bektashizmin, ka qene gjithmone nje marredhenie magjepsese, shumedimensionale, sa shpirterore, shoqerore aq edhe utilitare. -Perqafimi i Bektashizmit prej shqiptareve nuk eshte thjesht çeshtje misionaresh te zote qe u nisen prej diku e mberriten diku tjeter per te perhapur nje besim, - shkruan presidenti, - por ne themel te kesaj dukurie mrekulliberese jane nje numer cilesish te perbashketa mes Bektashizmit dhe shqiptareve, disiplina dhe toleranca, kryelartesia dhe perulja. Duke gezuar kete feste, duke kryer ritin e saj, te urojme njeri- tjetrin per me shume miresi, per me shume begati, per me shume harmoni, - e mbyll urimin e tij kreu i shtetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët Bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit   Zoti Basha zhvilloi një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Zoti Basha deklaroi se së shpejti Bektashinjtë do të kenë dhe tempullin e tyre.   “Nga zemra dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashian gëzuar këtë ditë të madhërishme të Sulltan Novruzit. Një urim të veçantë dua të përcjell si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, bashkisë së qytetit ku ndodhet Kryegjyshata Botërore e Bekashinjëve. Me këtë rast falenderoj me mirnjohje dhe përulje të gjithë klerin Bektashian me në krye baba Mondin, dhe ta siguroj për mbështetjen e plotë të qytetit, qytetarëve, timen si kryebashkiak dhe t’ju uroj këtë festë të madhërishme, gëzime paçim gjithmonë si në këtë ditë të gëzueshme dhe suksese në ndërmarrjet e mëdha siç është tempulli që shpresojmë ta inagurojmë sëshpejti” - tha kryebashkiaku Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›