Ndjesi te djegura ne galerine FAB

Artisti i ri Eros Dibra ka preferuar të zgjedh veçimin ndaj jetës së rrëmujshme të bashkëmoshatarëve për të realizuar ambiciet e tij në pikturë.
I vetëdijshëm që në morinë e tematikave bashkëkohore peizazhi ka kaluar në një pozicion pothuaj periferik. Dibra e sjell këtë gjini në qendër të ekspozitës së tij “Ndjesi të djegura”
Krijimi i serisë së pikturave zë fill në nostalgjinë e imazheve të kaluara, ndërsa copëzat e natyrës piktoreske vendlindjes së tij Shkodrës kryesisht Shirokës dhe Zogajve u përvijuan për të rinisur dilogun e munguar. Në pikturë ai bën anologji me meteorin dhe yllin tashmë ai ka bërë një zgjedhje do të jetë yll.
Cikli i peisazheve prej 40 punimesh pasqyron tre dimensione ditën, muzgu dhe darkën. Ekspozita kuruar nga Vladimir Myrtezaj do të qëndroj e hapur për 4 ditë.