E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Novruzin

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
 

Festa e Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas besimit bektashi dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
 

Me rastin e kësaj feste, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do të zhvillohet ceremonia tradicionale fetare ku Haxhi Dede Reshat Bardhi do të urojë të gjithë besimtarët me rastin e Sulltan Novruzit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›