8 kuriozitete mbi gjumin

Gjithmonë flasim për gjumin dhe shpesh nuk i kushtojmë rëndësi asaj se si zgjohemi. Viteve të fundi një studim ka paraqitur tetë kuriozitete për gjumin, që ja vlenë ti dëgjoni.
1. Rekordi i gjumit më të gjatë është 18 ditë, 21 orë, dhe 40 minuta. Mbajtësi i këtij rekordi pas vënies se rekordit ka pasur halucinacione, paranoja, humbje të përqendrimit dhe të memories.
2. Ëndrrat, mendohej se shiheshin vetëm gjatë fazës REM (rapid eye movement) të gjumit, ndersa në ditët e sotme është vërtetuar që ato mund të shihen edhe gjatë fazave të tjera të gjumit.
3. Ëndrrat gjatë fazës REM karakterizohen nga ngjarje të çuditshme, ndërsa ato të fazës jo REM janë shumë të përsëritshme dhe varën nga mendimet e fundit që kemi pasur para gjumit
4. Disa lëvizje të syve gjatë fazës REM, janë të lidhura me lëvizje specifike gjatë ëndrrave, dhe duket se procesi i gjumit është i ngjashëm me procesin e shikimit të një filmi.
5. Elefantët qëndrojnë në këmbë gjatë fazës jo REM, dhe shtrihen gjatë fazës REM.
6. Kërkuesit e Ministrisë se Mbrojtjes britanike, ishin në gjendje të bënin një reset (ripërtëritje) të trupave të ushtarëve, në mënyrë që t’i bënin të rrinin pa fjetur për gati 2 ditë.
Fibra optike të lehta aplikoheshin në disa lente speciale që projektonin një dritë të bardhë rreth retinës, duke kërkuar t’i bënin të mendonte trurit të tyre sikur sapo ishin zgjuar. Ky sistem është përdorur për herë të parë nga pilotët amerikanë gjatë luftës në Kosovë.
7. Është studiuar se ndërrimi i orës në Kanada, pra zgjimi një orë me përpara, sjell një rritje të aksidenteve rrugore.
8. Studiuesit janë të bindur se interneti i disponueshëm 24 orë është një nga shkaqet që ndihmojnë në uljen e kohës së fjetjes.