Wyclef, rrenc

Wyclef Jean është një rrenacak, sepse policia e ka akuzuar atë si një njëri që shtrembëron të vërtetën.
Mbrëmë është thënë se Jean ishte sulmuar me plumba dhe ishte plagosur në dorë në Haiti gjatë kohës kur fliste në telefon dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë plagosje me armë zjarri por për një prerje me xham në dorë.
“Ja si do ta shpjegoj. Një plumb me ka goditur në dorën e djathtë”, tha artisti i Hip-Hopit, i cili është parë në krah të fushatës presidenciale të kandidatit Michel Martelly. “Dëgjova disa krisma, bam-bam dhe pastaj pashë dorën që me rridhte gjak”.
“Ne jemi takuar me mjekun që e ka kontrolluar Wyclef dhe ai na tha se është prerë rastësisht me një xhamë dhe nuk ka asgjë serioze”, tha shefi i policisë në Petionville për agjencinë e lajmeve Reuters.