E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtarët bektashinj homazhe për Haxhi Dede Reshat Bardhin

Qytetarë si dhe besimtarë të fesë bektashiane kanë bërë homazhe ne selinë e kryegjyshatës botërore në nder të kryegjyshit Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Me tufa me lule ata kanë bërë homazhe në trupin e pa jetë të kryegjyshit i cili ndërroi jetë nga një sëmundje në zemër. E ndërsa një ditë më parë personalitete të politikës kanë bërë mesazhe ngushëlluese dita e diel është lënë për qytetarët dhe besimtarët e këtij besimi.

Më pas ditën e hënë nga ora 10 deri në orësn 12.00 në nder të kryegjyshit Haxhi Dede Reshat Bardhi do të zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongreseve ku do të jenë të pranishëm politikan por gjithashtu edhe personalitete të besimeve të tjera.

Më pas në orën 13.00 të ditës së hënë trupi i pajetë i kryegjyshit Haxhi Dede Reshat Bardhi do të përcillet për në banesën e fundit. Baba Reshat Bardhi ndërroi jetë pas një sëmundje në zemër.

Edhe pse kishte kryer edhe dy ndërhyrje kirurgjikale nuk i kanë shërbyer, pasi ka humbur jetën mesditën e së shtunës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›