E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letoni dhe Estoni beteja per pemen e Krishtlindjeve

Një betejë jo dhe aq serioze, por shume e ashpër ka nisur midis Estonisë dhe Letonisë – secili vend kërkon të jetë vendlindja e Pemës së Krishtlindjeve. Historianët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Krishtlindjet të jenë festuar në të dyja vendet në të njëjtën kohë, por disa dokumente të gjendura për komunitetin e kokëzinjve thonë se fshati Talin në Estoni është vendi ku më së pari është dekoruar pema e Krishtlindjeve.

Dokumenti tregon se informacioni i parë për dekorimin e pemës së krishtlindjeve vjen që nga viti 1442," thotë historiani Estonian Juri Kuuskamaa. Kështu, shtetet duhet të vendosin pasi diferenca prej 59 vjetësh në dekorimin e pemës së krishtlindjeve, bazuar në dokuemnte, i lë letonezët pak pas në pretendimet e tyre.

Kështu në Letoni, historianët në Riga thonë se dokumentet e gjetura tregojnë vitin 1510 si koha më e hershme e dokumentimit për dekorimet e Krishtlindjeve. Historiani i artit, Ojars Sparitis vë në dyshim pretendimet e estonezëve se vendi i tyre është vendlindja e pemës së krishtlindjeve. Ai thotë se nuk ka asnjë provë për këtë. Historia e pemës së krishtlindjeve madje, është diskutuar edhe në një takim mes kryeministrave të dy vendeve gjatë dhjetorit. Në mënyrë diplomatike, si vendlindje u caktuan të dyja vendet bashkë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›