Dilemat vjeneze
Akti i mashkullit vazhdon të paraqes një provokim, përveç nëse ai nuk është i ngurtë, dhe i vjetër sa Greqia. Për dallim nga trupi i femrës, eksploatimi i të cilit po merr përmasat e një krimi global kundër njerëzimit, trupi i mashkullit vazhdon të mbetet i mbrojtur. Atë e mbron shoqëria, që vazhdon të personifikohet si mashkullore.
Si rrjedhojë, ekspozita“Meshkujt Lakuriq”, e përpiluar nga aktet e meshkujve, që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë deri sot, po nxit debate të shumta në kryeqytetin vjenez, por edhe më gjerë. Mbase, për faktin që njerëzit nuk janë mësuar me këso lloj ekspozitash, edhe pllakatet reklamuese për të – që kanë vështruar Vjenën – shpesh janë retushuar nga qytetarët. Zëdhënësi i Muzeut Leopold, Klaus Pokorny, iu tha mediave austriake se muzeu nuk priti reagime të tilla, për shkak se shpresoi që shoqëria ka prosperuar tashmë.
Meqenëse ekspozita do të jetë e hapur deri më 28 janar 2013, ajo pritet të nxis edhe shumë reagime të ndryshme. Kjo për shkak se veprat e ekspozuara në të nuk janë vetëm akte të “pranuara” të meshkujve, të ngjashëm me ato që shpesh i hasim nëpër vazo antike, apo në vepra nga periudha e renesancës.
Ndryshe, përpos piktorëve bashkëkohorë ndërkombëtarë, pjesë e ekspozitës, që përbëhet nga mbi 300 vepra arti, janë edhe autoportreti i njohur i Richard Gerstl, vepra “Querelle” e Andy Warhol, shtatë vepra të Paul Cezanne, “Zemërimi i Akilit” i Benouville, etj.