E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit

Sot, myslimanët në të gjithë botën nisin muajin e Ramazanit, muajin e agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira. Mëngjesin e së premtes, mijëra besimtarë muslimanë në Shqipëri kanë pritur ardhjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit.
 

Ndërsa ka uruar besimtarët muslimanë si brenda dhe jashtë vendit për një agjerim sa më të lehtë, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça u shpreh se ky është muaj ku manifestohet pastërtia shpirtërore dhe devotshmëria ndaj Zotit të Madhëruar.
 

“Ramazani është muaji i faljes, ta falim njëri-tjetrin, sepse gjithsecili ka dikë për të falur. Ky është muaji i dashurisë, ta duam njëri-tjetrin për hir të Krijuesit. Ky është muaji i mëshirës, ti mëshirojmë krijesat e Zotit, që të na mëshirojë Krijuesi ynë. Ky është muaji i ndihmës. Mos të mbetet njeri i varfër në këtë muaj” ka theksuar Muça.
 

Edhe Kryeministri Berisha ka përshëndetur të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. "Në fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të vecantë, agjeruesëve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj që sakrifca fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë" shprehet në urimin e tij kryeministri Berisha.
 

Muaji i Ramzanit është muaji i nëntë i kalendarit islam që në gjuhën islame quhet kalendar hënor. Sipas doktrinës islame, ky është muaji kur ndahen e drejta nga e shtrembëra, e mira nga e keqja, rruga e drejtë nga ajo e devijuar.
 

Për nga rëndësia dhe vlerat, muaji i Ramazanit është i shenjtë dhe i pazëvendësueshëm për muslimanët. Muaji i Ramazanit, i cili llogaritet sipas kalendarit hënor, rastis në të gjithë muajt e vitit kalendarik që kemi në përdorim.

Në doktrinën islame thuhet se, Ramazani është një muaj i tillë që, fillimi është mëshirë, mesi është falje dhe fundi është shpëtim prej zjarrit të Xhehenemit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›