E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, organizohet panairi i punimeve artizanale

Pogradec- Është organizuar panairi i punimeve artizanale, ku kanë marrë pjesë 60 artizanë nga Podradeci por edhe nga zonat përreth.

Në këtë panair nuk kanë munguar punët e vecanta të realizuara nga gratë artizane të gjithë rajonit duke përfshirë që nga gatimet tradicionale e deri tek punët e shumëllojshme të realizuara më dorë.

Ky aktivitet i realizuar nën kujdesin e vecante te bashkisë së qytetit të pogradecit ka përcjellë synimin për përfshirjen e grave në biznes apo punësimin e tyre por edhe zhvillimin e turizmit në këtë qytet përmes pasqyrimit të traditës së zonës.

Përvec nxitjes që përcjell panairi për punësimin e grave dhe të vajzave ai bën një promovim edhe më të gjerë të tipareve të gruas shqiptare sic është puna e realizuar me dorë, gjë e cila ka spikatur vazhdimisht në traditën shqiptare,- ka deklaruar kryetarja e shoqatës së grave Mimoza Shuli.

Ndryshe nga dy edicionet e mëparshme gamës së punimeve nga i gjithë vendi i janë shtuar edhe artizanet nga Kosova të cilat kanë sjellë traditën e veçantë.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›