Besimtarët myslimanë peticion KMSH: Riktheni imamin e Medresesë
TIRANË- Besimtarët e xhamisë së Medresesë në kryeqytet me anë të një peticioni i kanë kërkuar Komunitetit Mysliman revokimin e shkarkimit të imamit dhe ligjëruesit të xhamisë. Rreth 1200 besimtarët myslimanë, frekuentues të kësaj xhamie kanë shprehur shqetësimin për veprimet arbitrare që sipas tyre komuniteti mysliman ka marrë pa pëlqimin e tyre.
“Të rikthehet vendimi për këta dy drejtues që për 10 vjet i kanë shërbyer më së miri jo vetëm xhamisë por edhe lagjes. Të shkarkohen në një ditë pa asnjë motivacion, habitemi. Në islam duhen marrë parasysh edhe mendimet dhe vullneti ibesimtarëve, KMSH nuk e ka bërë një gjë të tillë”, tha Klodian Kondi, anëtarë i Këshillit të xhamisë.
“Ne kërkojmë që të rikthehet vendimi që kanë marrë për shkarkimin e xhamisë”, shtoi besimtari Zabit Kola.
Rreth dy muaj më parë kryesia e KMSH ka nxjerrë një urdhër lirimi për imamin dhe ligjëruesin. Duke mos gjetur zgjidhje KMSH disa ditë më parë i ka dërguar një letër Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku i cilëson dy drejtuesit prej 10 vitesh të kësaj xhamie, si ekstremistë dhe radikalë, ndërsa ka kërkuar nga policia zgjidhjen e situatës. Imami i xhamisë, Lulzim Plloci sqaron të vërtetën e akuzave dhe mosmarrëveshjes.
“Unë kam 10 vjet imam xhamie, i kam shërbyer me shumë kënaqësi komunitetit dhe nuk e di si mund të deklarohet brenda një ditë që imami është ekstremist është radikal. Nëqoftëse besimtarët janë kundra qendrimit tim unë patjetër që do ta lija detyrën”, tha imami Lulzim Plloci.
Të kontaktuar nga News 24, drejtuesit e Komunitetit Mysliman nuk kanë dashur të japin asnjë sqarim për mos marrjen e mendimit të besimtarëve në vendimarrje.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)