E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, aksidenti, plagoset rëndë një 60-vjecare

BULQIZË- Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçareje ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë Bulqizë.

Një furgon pasagjerësh ka përplasur kalimtaren Lavdie Laçi, e cila është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se 60-vjeçarja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur nga furgoni. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›