E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina krediton 10 mld dollarë për vendet e Evropës qendrore dhe lindore

VARSHAVË- Kryeministri kinez, Wen Jiabao njoftoi sot në Varshavë hapjen nga Kina të një linje kreditimi me vlerë 10 miliardë dollarë për projektet e bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

"Për të thelluar bashkëpunimin tonë me vendet e këtij rajoni, qeveria kineze vendosi hapjen e një linje kreditimi special me vlerë 10 miliardë dollarë, kushtuar mbështetjes së projekteve të bashkëpunimit në infrastrukturë, teknologjitë e reja dhe ekonominë e gjelbërt'', deklaroi Wen në një forum ekonomik rajonal.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›