E Shtunë, 31 Tetor 2026

Histori Facebook-u, ikën me të dashurin denoncon për rrëmbim

Tiranë- Unë dola nga shtëpia për të blerë detergjentë. Dikush mu afrua dhe më goditi në rrugë. Kur unë u përmenda isha në një makinë. Burri që ndodhej në sedilje ishte diçka tek 50 vjec. Humba sërish ndjenjat dhe kur u përmenda sërisht ndodhesha në një shtëpi të braktisur. Më rrahën, më përdhunuan. Aty më mbajtën 10 ditë.

Ky ka qenë skenari që ka ndërtuar një 21- vjeçare, duke i thënë policisë së ishte rrëmbyer. I.K, lindur dhe banuese në Babrru të Tiranës, ishte e e martuar prej katër vjetësh. Burime të gazetës IDEA pohojnë se hetimet për rrëmbimin e vajzës kanë nisur në 21 Dhjetor 2011, kur shtetasi Q.K, bashkeshort i 21- vjeçares, është paraqitur pranë komisariatit të policisë numër 5 për të denoncuar zhdukjen e gruas së tij.

Pasi është kthyer në shtëpi pas dhjetë ditësh, ajo është paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore duke pohuar se më datën 16 dhjetor 2011 është rrëmbyer me forcë nga një person, ai e ka goditur me një mjet të fortë në kokë dhe e ka rrëmbyer me një automjet pa targa. 21- vjeçarja ka thënë më tej në polici, se autorin e rrëmbimit nuk e ka njohur më parë dhe se shtetasi N.Rr, i ofruar nga policia si rrëmbyesi, nuk i kujton asgjë. 21- vjeçarja ka denoncuar se personi me emrin lali e ka mbajtur kundër dëshirës së saj në një banesë për 10 ditë me radhë duke ushtruar dhunë fizik dhe seksuale.

Prokurori thotë në përfundim të hetimeve se deklarimet e 2- vjeçares janë të rreme, pasi shtetasi Nertil Rranci me të cilin ajo është larguar nga banesa e saj me dëshirë njihej me të prej 3-4 vjetë më pare. Sipas prokurorit, ata kanë patur mardhënie intime dhe kjo gjë provohet nga telefonatat mes tyre.

Prokurori thotë se në rrjetin social Facebook rezulton se 21- vjeçarja, i dërgonte mesazhe te shumta në inbox në adresën të dua arush, po kështu nga kqyrja e tabulateve telefonike rezulton se ata kanë patur komunikime të vazhdueshmë. Prokurori shton se për këtë ngjarje është pyetur edhe një dëshmitar, i cili e ka parë 21- vjeçaren të hipë me dëshirë në një taksi.

Në ndihmë të zbardhjes së këtij mashtrimi ka ardhur edhe dëshmia e djalit me të cilin ajo është larguar. N.Rr ka pohuar se në faqen e tij në Facebook, i ka çuar së pari mesazh në inbox vetë vajza ku dhe më pas ka filluar njohja e tyre. Vajza i ka thënë në mesazh se ajo e njihte dhe dontë të lidhej me të. Në këtë mënyrë i riu ka vijuar lidhjen duke udhëtuar nga Elbasani në Tiranë për katër vjet.

Më pas ai i ka kërkuar të martohej, por ajo nuk pranonte pasi sipas saj nuk ishin dakord prindërit e saj. Një ditë 21- vjeçarja i ka çuar mesazh në telefon dhe i ka thënë jam dakord, eja më merr. I riu ka siguruar një taksi, e ka marrë vajzën dhe më tej e ka prezanutar në familje si nusen e tij. Por ka qenë pikërisht nëna e djalit që ka parë në një edicion lajmesh në TV se një grua e martuar ishte rrëmbyer dhe gruaja e rrëmbyer ishte pikërisht nusja që kishte sjellë i biri në shtëpi.

Pasi familja e djalit e dorëzoi në policia, ajo kishte sajuar historinë e rrëmbimit dhe tashmë do të gjykohët për mashtrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›