E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jakup Sulaj Kerkoj voten qe te zgjidh problemet e Kasharit

Aleanca per te Ardhmen

Kandidati i Partise Socialiste te Kasharit Jakup Sulaj kerkon ti riktheje te majtes komunen e humbur ne vitin 2008. Ai thote se e kerkon mandatin per te zgjidhur problemet emergjente te zones te cilat nuk i zgjidhi kryekomunari aktual qe eshte rivali i tij ne kete gare.

Zoti Sulaj vini ne kete gare per te marre komunen e qeverisur nga Partia Demokratike. Cilat jane ne kendveshtrimin tuaj problemet kryesore qe duhen zgjidhur ne komune dhe qe nuk i ka zgjidhur administrata aktuale e komunes

Ne programin tim elektoral jane te pasqyruara problematikat qe duhen zgjidhur e qe kryetari aktual ende nuk i ka zgjidhur por qe pretendon qe do ti zgjidhe ne mandatin e dyte qe po kerkon. Atehere pati premtuar ne popull se keto probleme emergjente si rruge kanalizime uje te pijshem mjedise per shkolla do ti realizoje gjate mandatit. Kaluan kater vjet dhe keto nuk jane bere ende. Dhe une jam sot ne kete gare per te bere ate qe nuk mundi te bente paraardhesi im. Per tu ndjere njekohesisht te barabarte me njeri-tjetrin.

Permendet mungesen e shkollave paradoksalisht ne nje komune ku ndodhen disa universitete. Cilat jane projektet tuaja konkrete per kete situate

shte fakt qe ne Komunen e Kasharit jane disa universitete private si dhe shkolla 9-vjecare e te mesme private. Ne programin tone permendim shkollat 9-vjecare e te mesme publike te cilat jane te shtrira ne dhjete fshatrat e komunes me nje numer relativisht te madh nxenesish. Ne pretendojme te ndertojme tri shkolla 9-vjecare ne Mazrek Kashar 2 dhe Yzberish 1. Ne Mazrek nxenesit e ketij fshati vazhdojne shkollen 9-vjecare ne Kus e Gjokaj. Shkolla 9-vjecare Kashar 2 eshte sot totalisht e amortizuar dhe ndodhet jashte kushteve te domosdoshme per mesim. Ne fshatin Yzberish 1 sot nuk kemi as shkolle fillore e femijet shkojne per te mesuar ne Yzberish e Kombinat. Me ndertimin e ketyre shkollave ne garantojme nxenesit qe te mesojne ne kushte te mira dhe ne qendrat e fshatit ku banojne.

Qeveria ka nisur tashme procesin e legalizimit. Ne cfaze eshte ky proces ne Komunen Kashar A keni ju projekte per te ndihmuar ne zgjidhjen e ketij problemi

Problemi i legalizimeve eshte vertet nje problem madhor jo vetem per komunen tone por ne gjithe vendin ku ka ndertime pa leje. shte nje agjenci legalizimesh e cila ka gati 8 vjet me administrate te plote dhe qe ende nuk ka bere asgje konkrete. Me sa jam ne dijeni deri tani problemi i legalizimeve ka kaluar dhe fazen e miratimit te legalizimeve ne Keshillin e Qarkut Tirane. Por problemi qendron se administrata dhe kryetari aktual i komunes nuk e kane ndjekur me perparesi kete proces. Ky do te jete preokupimi kryesor i imi dhe i administrates se ardhshme ne Komunen e Kasharit.

Per nga numri dhe rendesia e bizneseve qe ushtrojne aktivitetin ketu Kashari mund te konsiderohet si komuna me e pasur e Shqiperise. Por ka papunesi te larte ne zone. Do te ofroni ju nje zgjidhje per kete

shte me se e vertete se Komuna e Kasharit ka nje zone industriale mjaft te zhvilluar dhe me shume resurse punesimi per vete komunitetin. Ne programin tone biznesin e kemi quajtur partner ne zhvillimin e metejshem te punesimit. Kjo do te thote qe se bashku me biznesin te ulemi e bisedojme gjeresisht per kete problem duke marre detyra reciproke.

Se fundi do te doja nje koment tuajin per kandidatin rival.
Kaluan plot kater vjet. Ato qe nuk mundi ti realizoje gjate  mandatit qe kaloi pretendon ti realizoje ne nje mandat te dyte. Me e keqja qendron se tashme ne fshatrat tona po ndjehet zhurma e fadromes se komunes per te hapur nje rruge per te zgjeruar diku ku me projekt e ku pa projekt. Tani i ra mendja se fshati paska nevoje per rruge Une keto dite i kam rene cep me cep fshatrave te komunes dhe kudo ka probleme dhe jane probleme imediate por qe ishin zgjidhur ne menyre te shpejte. Ne Kashar jane ndertuar gratacela dhe ka fshatra tek ne qe kane mungese parcele per varreza gjeja me elementare dhe humane qe duhej te ishte zgjidhur. Populli njehere te beson heren e dyte te kthen shpinen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›