Besnikët e liqenit, Haxhi Cena s’i ndahet traditës, prej vitesh peshkon në liqen

Besnik i liqenit, e nuk mundet dot të ndahet prej tij.
Ky është Haxhi Cena nga Kukësi, pasionat ndaj peshkimit dhe liqenit.
Rutina e çdo dite për të është kjo. Ngrihet në orët e para të mëngjesit dhe shkon në liqen, për të ushtruar peshkimin.
Ky pasion, i është ngjizur që në vogëli, kur dy inxhinierë sovjetikë, i dhuruan një kallam peshkimi.
Ai thotë se peshkimi i sjell kënaqësinë dhe relaksin e nevojshëm dhe e cilëson, si një sport të mendjes e kalitjes së durimit.
“Më kujtohen dy inxhinierët rus, më panë mua pranë liqenit dhe më dhuruan një kallam dhe disa grepa. Që atëhere kam filuar peshkimin” kujton Haxhiu. Sipas tij peshikim të kalit durimin. “Duhet të presësh me orë, nuk dihet të mërzitesh nëse nuk kap peshk” thotë ai.
Liqeni i Kukësit mbahet mend për bollëkun e dikurshëm, por edhe përkujdesjen e tij, gjë që fatkeqësisht nuk ndodh në ditët e sotme.
Megjithatë pavarësisht gjithçkaje duket se besnikët e peshkimit dhe liqenit nuk do t’i ndahen traditës. Siç thonë ata, peshkimi nuk të bën të pasur, por mjafton qetësia dhe dashuria që të jep.
Gazetare Mario Merhori
/ rtsh /