E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndryshimet statutore/ PD hap Kuvendin, risi për Kryetarin dhe Kryesinë

Partia Demokratike zyrtare ka përgatitur ndryshime në Statutin e saj, të cilat do të hidhen për votim në Kuvendin e saj Kombëtar.

Në Kuvendin e së shtunës do të flasë kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha.

Ndryshimet statutore do të miratohen nga 5 mijë delegatët e thirrur në mbledhje.

Disa nga ndryshimet thelbësore kanë të bëjnë me Kryesinë e PDSH-së dhe vetë Kryetarin e partisë.

“Ndryshimet e propozuara forcojnë pozitat e kryetarit të PD-së zyrtare. Për herë të parë, kryetari i PD-së do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar demokrat, ndërkohë që me statut ka qenë një nga nënkryetarët. Gjithashtu nuk është parashikuar dorëheqje nëse Kryetari humbet në zgjedhje,” tha për RTSH, gazetarja Anisa Kadesha.

Megjithëse nisi me vonesë, kryetari Basha të shtunën do të mbajë një fjalim rreth 60 minuta në ndërtesën e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Partia Demokratike zyrtare përllogarit rreth 25 mijë anëtarë me të drejtë vote, sipas deklaratave zyrtare, nga 75 mije që kanë qenë përpara se të krijohej krisja politike me ish-kryetarin historik të PD-së, Sali Berisha.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka thënë zgjedhjet e 29 korrikut që shpallën Bashën sërish Kryetar nuk janë legjitime. Në këtë kontekst, ai i ka konsideruar jolegjitime edhe vendimet vijuese, sikundër janë ato për mbledhjen e Kryesisë apo të Kuvendit Kombëtar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›