E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betaja në PDK, Hashim Thaci largon të vjetrit nga partia

PRISHTINË- Demokratike e Kosovës gjendet para një sprove të vështirë. Afrimi i kohës së mbajtjes së kuvendit zgjedhor, ka filluar të lëkund partinë më të madhe në Kosovë dhe lidershipin e saj.

Rreziku i një përçarje të PDK-së nga fakti i anashkalimit të strukturës së vjetër të njerëzve dhe tendencat e sjelljes së kuadrove të reja në parti është më se evidente, shkruan e përditshmja “Zëri”.

Tashmë ka filluar një luftë e ashpër ndërmjet gjeneratave se kush do të mbetet në parti e kush do të ikë. Kështu burime brenda kryesisë së PDK-së, theksojnë se kreu i partisë, Hashim Thaçi, ka filluar ta spastrojë partinë nga të vjetrit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›