E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, prioritet, eliminimi i mangësive ligjore për funksionimin e komunave

PRISHTINË-Eliminimi i të metave të ligjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e komunave, në radhë të parë me kontradiktat që ekzistojnë ndërmjet ligjeve, është një prioritet, vlerësoi sot kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një takim me Kelmend Zajazin, drejtor ekzekutiv i Rrjetit të asociacioneve të komunave për Evropën Juglindore.
Sipas zyrës së shtypit të komunës, kryetari Kastrati ka vlerësuar pozitivisht punën e Asociacionit të Komunave të Kosovës duke u shprehur se për këtë meriton edhe përkrahje të vazhdueshme.
Ndërsa, Kelmend Zajazi, drejtor ekzekutiv i Rrjetit të asociacioneve të komunave për Evropën Juglindore me seli në Shkup, sqaroi se qëllimi i vizitës së tij është të vlerësoj nivelin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe asociacionit të tyre.
"Ne do të vizitojmë disa komuna të Kosovës për të parë disponimin e drejtuesve komunalë me punën që bën Asociacioni i Komunave të Kosovës", tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›