E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në Kod, nga sot masa të ashpra për shoferët e papërgjegjshëm

Tiranë- Masa më të ashpra ligjore, ndaj drejtuesve të automjetëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, do të zbatohen duke filluar prej ditës së sotme.

Ndryshimet në Kodin Rrugor parashikojnë gjoba të ashpra kundrejt të gjithë atyre drejtues automjetësh që shkelin normat e lejuara të shpejtësisë, nuk vendosin rripin e sigurimit, drejtojnë automjetin në gjendje të dehur etj. Si dhe parashikohet një dyfishim i gjobave për shkelësit e ligjit.

Në Kodin e Rrugor parashikohet “cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/ orë dhe jo me më shumë se 20km /orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në 6 mijë lekë.

Ndërsa në Kod thuhet cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/ orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.

Përsa i përket rripit të sigurimit, që në Shqipëri ende nuk vendoset në masë nga ana e drejtuesve të automjetëve, kodi parashikon këto masa “Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë”.

Alkooli është një tjetër aspekt që përmendet në Kod, dhe parashikon “Cilido që drejton një mjet nën ndikimin e alkoolit ndëshkohet me gjobë nga dymijë e pesëqind lekë deri në shtatë mijë e pesëqind lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga 6 deri në 1 vit dhe nga 1 vit deri në 2 vjet kur subjekti përsërit shkeljen brenda një viti, sipas Kodit”.

Këto sanksione të ashpra janë parashikuar në ndryshimet e reja që janë bërë në Kodin Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shqipëri-Francë, UEFA gjobit “tifozet e papërgjegjshëm” Tiranë- Komisioni i disiplinës i UEFA-s ka gjobitur Shqipërinë me...
  2. Ndryshimet në Kodin Rrugor, Topi dekreton dyfishimin e gjobave Tiranë- Personat që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor do të...
  3. Task-Forcë, aksion për gjobat e papaguara, Shoferët: Gjobat janë abuzive Elbasan- Një aksion i Task-Forcës së Qarkullimit Rrugor në akset...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›