E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Abuzimi me invalidët nga pushteti vendor

 Për kreun e kësaj ministrie, Spiro Ksera, disa njësi vendore nuk kanë llogaritur saktë pagesat e programuara. Ai shton se në shumë raste, njësitë vendore kanë fryrë skemën e pagesave për këto kategori.

"Vendimmarrje në shumë raste abuzive e këshillave komunalë dhe bashkiakë, për të fryrë skemat e ndihmës ekonomike, kur në shumë raste janë vendosur vetë anëtarët e Këshillave të komunave. Gjatë inspektimeve tona ne i kemi evidentuar, por ligji nuk na lejoi që ne sipas aksioneve të përfitonim heqjen e tyre nga skema, sepse ishte vetë Këshilli i Komunës apo i Bashkisë, që vendoste për këto sanksione. Tashmë këtë vit, këtë vendimmarrje do ta kenë Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror", tha Ksera.

Për të zgjidhur këtë problem, ministri thotë se qeveria do të ndryshojë ligjin për të përcaktuar se si do të merret pagesa. "Ne këtë vit në bashkëpunim e Ministrinë e Financave dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, po rishikojmë mënyrën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe mënyrën e funksionimit të Komisioneve të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar", tha Ksera. Për rreth dy muaj, në disa rrethe të vendit, personat me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë pagesat e tyre. /Start/

                                                                                             2012-01-10 16:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›