E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e PS, 14 orë përballë policisë

Edhe 36 orë dhe do të bëjmë
historinë. Me këto fjalë
e nisi rrëfimin e tij kryetari
i Partisë Socialiste teksa iu
referua qeverisjes së re, pasi të
ketë gdhirë 29 qershori. Pas një
dite me tension dhe përplasje,
Partia Socialiste së bashku me
aleatët ka përcjellë mesazhin e
fundit elektoral për zgjedhësit
shqiptarë, të cilët nesër do t‘u
drejtohen kutive të votimit për
të zgjedhur alternativën më të
mirë. 140 kandidatët e Partisë
Socialiste, të shpërndarë në të
majtë dhe të djathtë të skenës
kryesore, spikatën me mesazhet e
tyre elektorale me një mbështetje
për liderin e tyre, si edhe vizionin
për ndryshimin e qeverisë. Saimir
Tahiri, Erion Veliaj, Damian
Gjiknuri, Ditmir Bushati, Rudina
Seseri, Ben Blushi, Namik Dokle,
Ilir Beqja, Fidel Ylli, Skënder Gjinushi,
Paskal Milo, Vangjel Dule
etj., përcollën mesazhin e fi tores
së koalicionit "Bashkimi për
Ndryshim". I fundit i kësaj liste,
që mori fjalën para mbështetësve,
Edi Rama, tejkaloi në kohë, shkoi
më datën 29 duke përfytyruar dhe
imagjinuar jo vetëm për veten,
por për çdo votues shqiptarë se
çfarë vlere do të ketë vota e tyre
më 28. "Vota për një Shqipëri
të re, vota për një Shqipëri më
pak të varfër dhe më shumë të
punësuar, për një Shqipëri pa
korrupsion, pa analfabetizëm
etj.", tha Rama. Kjo e sotmja, vijoi
ai, është një betejë me varfërinë,
papunësinë, korrupsionin, analfabetizmin
dhe ne do ta fi tojmë
këtë betejë, sepse Shqipëria
nuk mund të kthehet pas. Në
vlerësimin e Ramës, Shqipëria
qëndron përtej së majtës e së
djathtës, ku të gjithë kanë shanse
të barabarta, për shkak të meritës
dhe jo përkatësisë partiake. Kreu
socialist vlerësoi se këto janë orët
e ndryshimit. "Këto janë orët për
të marrë fatin tonë në dorë dhe
për të sfi duar historinë", deklaroi
ai. Me tone mjaft ironike deri
edhe tallëse ishte mesazhi i një
prej kandidatëve të Korçës, Pandeli
Majko. "Më 28 qershor do të
fi llojë festa dhe 29 qershori do të
jetë si 29 Nëntori. Doktor të erdhi
koha. ‘Sali effendi‘, na jep një të
puthur dhe ik në shtëpi", deklaroi
Majko. Ndërsa një tjetër kandidat,
Saimir Tahiri, shpalli fitoren në
Qarkun e Tiranës dhe në të gjithë
Shqipërinë. Ndërsa Milo, Gjinushi
e Dule shpallën fi toren e të gjithë
koalicionit opozitar. Gjinushi u
shpreh se më 28 qershor do të
ndryshojë Shqipëria, duke përvijuar
me një fjalim ku nuk mungonin
batutat për Berishën, Bashën
apo personazhe të tjera të qeverisë.
"Jemi ende në dyert e Evropës,
sepse nuk mund të kemi viza.
Tani është koha t‘i heqim vizën
Sali Berishës. Berisha kërkon që
dështimet t‘i kthejë në premtime,
kërkon të bëjë central në Shkodër
dhe të mbjellë 20 mijë rrënjë ullinj.
E ka bërë Shqipërinë e Veriut më
keq se Korenë e Veriut", u shpreh
Gjinushi. Entuziast në fi toren e së
majtës u shpreh edhe kreu i PDSsë,
Paskal Milo. "Më 28 qershor do
i marrim pallatin Jozefi nës, ndërsa
më 29 qershor do i marrim pallatin
Berishës", deklaroi Milo. Fund e
krye, fjala e kandidatit të PS-së
në Korçë, Ben Blushi, iu referua
dallimit mes qeverisë "Berisha"
dhe planit të PS-së, duke marrë
shembuj nga historitë e njerëzve
që ai ka takuar gjatë këtyre ditëve.
Si një ndër bashkëpunëtorët më
të ngushtë të Ramës, i takoi atij
që të prezantojë hyrjen e kryesocialistit
Edi Rama në tribunë. Pas
fjalës dhe mesazhit të fundit drejtuar
zgjedhësve, mitingu mori
formën e një spektakli. Me një
gjest spontan Rama hoqi kollaren
dhe xhaketën, duke u bërë pjesë
e entuziazmit që e rrethonte.
Bashkuar me kandidatët, Rama
kërkoi prej mbështetësve të tij në
sheshin para Kryeministrisë që të
kapeshin për krahu dhe të vendosnin
së bashku për të ardhmen
e Shqipërisë. Tingujt e këngës
"Çohu" u përsëritën disa herë,
ndërsa në fund Rama preferoi të
tregonte historinë e vërtetë se si
u lirua sheshi para Kryeministrisë
nga policia. "Mbrëmë në darkë u
rrethua i gjithë sheshi dhe pastaj
që të mos shihnin njerëzit shumë
makina e karrotreca e rrethuan
vendin me shirita. Por nuk duroi
dot (Berisha), mori gërshërët dhe
erdhi na inauguroi", përfundoi
Rama, duke falënderuar njëzëri
me ekipin e tij qytetarët e Tiranës
dhe të gjithë Shqipërisë.

Berisha mbyll fushatën: Shqiptarët duhet të votojnë për numrin 10

Në sheshin "Skënderbej",
aty ku 18 vjet më parë
startoi në Shqipëri fi torja
e demokracisë, Kryeministri
Sali Berisha kërkoi dje votën
për Partinë Demokratike. Për
herë të fundit në këtë fushatë,
demokratët kërkuan që më 28
qershor të votohet numri 10, për
të respektuar më pas heshtjen
elektorale. Pas 30 ditësh fushatë
elektorale, krerët e 12 qarqeve të
PD-së kanë dërguar mesazhin
e fundit tek elektorati. Edi Paloka,
Flamur Noka, Jemin Gjana
premtuan ndërtimin e Rrugës
së Arbrit. Genc Pollo, Lulzim
Basha dhe Aldo Bumçi theksuan
se "Shqipëria më 29 qershor do
të gdhihet blu dhe shqiptarët
shumë shpejt do të jenë të lirë
të lëvizin në Europë". Jozefina
Topalli iu drejtua elektoratit që
të dielën të votojnë numrin 10,
sepse "Partia Demokratike është
një parti që e mban fjalën". Kreu
i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin
e tij 25-minutësh nuk ka përmendur
në asnjë rresht rivalin e tij, Edi
Rama. Gjatë fjalës së tij, Berisha
kujtoi anëtarësimin në NATO, atë
çka është cilësuar "vepra e kombit",
rruga Durrës-Kukës. Berisha
heshti për kreun e PS-së, edhe pse
heshtja elektorale donte edhe 4
orë të fi llonte. Përreth 45 minuta,
mitingu i PD-së iu largua asaj
atmosfere që ishte premtuar për
t‘iu përkushtuar tërësisht premtimeve
dhe atyre që ka bërë qeveria
"Berisha" gjatë katër viteve.
Megjithëse mitingu përmbyllës
nuk mund të etiketohej si një
"shfaqje politike", organizatorët
përveç faktit se ishin treguar të
maturuar për të mos hedhur asnjë
fjalë mbi rivalët, ishin kujdesur
deri në detaj që gjithçka të ishte
bardhë e blu. Atmosfera është
ndezur në fund, kur për 6 minuta
spektaklin e vërtetë e bënë fi shekzjarrët.
Mitingun e PD-së e ka
përshëndetur edhe presidenti i
Partive Popullore Europiane, Wilfried
Martenez, i cili ka përcjellë
mesazhin se "Shqipëria duhet të
rizgjedhë Sali Berishën, pasi ai do
ta integrojë vendin në Bashkimin
Europian". Kryeministri Berisha
tregoi se "çelësi" që do ta dërgojë
Partinë Demokratike drejt një
suksesi të madh si ai i vitit 1992
është se "shqiptarët besojnë,
dhe kur njerëzit besojnë, ëndrrat
realizohen". Nën kolonën zanore
të "We can win the race" ("Ne
mund ta fi tojmë garën") të "Modern
Talking", flamujt e PD-së
valëviteshin gjatë gjithë mitingut.
Për të shmangur çdo kontakt indirekt
apo cilëndo përplasje mes
tij dhe kryetarit të PS-së, kreu i
PD-së është treguar i kujdesshëm
për të përfunduar fjalimin e tij, në
të cilin premtoi për ato që do bëjë
në katër vjet, kujtoi se çka bërë
dhe heshti për kundërshtarët e
tij. Zhurma dhe tifozllëku që u
krijua në sheshin "Skënderbej",
por edhe në rrugët e Tiranës para
dhe pas mitingut, ia kalonte edhe
zhurmës që bëjnë tifozët e futbollit
shqiptar sa herë që skuadra e zemrës
ndeshet me një ekip të madh.
Gjithmonë incidentet e vogla janë
të pashmangshme në evenimentet
e mëdha. Humbja e përkthyesit të
presidentit të Partive Popullore
Europiane dhe problemet me
mikrofonin e "prishën" entuziazmin
që ishte shfaqur dukshëm në
fytyrën e Kryeministrit Berisha.
Një tjetër defekt në organizimin e
mitingut ishte pengesa që gardistët
u sillnin gazetarëve, ku pjesa më e
madhe e tyre nuk u lejua të ndiqte
aktivitetin në mënyrë të organizuar,
por u detyrua të bëhej pjesë
e militantëve në fushatë për të
ndjekur aktivitetin, pse jo edhe për
të shtuar një numër më shumë të
atyre mijërave njerëzve të mbledhur
në sheshin "Skënderbej".
Forcat e policisë duket se kishin
detyrën më të vështirë gjatë ditës
së djeshme. Dy barrikada policësh
ishin vendosur në një distancë prej
100 metrash larg njëra-tjetrës dhe
i sugjeronin militantët të hiqnin
simbolet e partive, në mënyrë që
kur të kalonin në anën e kundërt
të mos konfrontoheshin me militantët
e kampit kundërshtar.

Beteja e PS, 14 orë përballë policisë

Pas 14 orësh përplasje dhe tension me
uniformat blu, Partia Socialiste arriti
të çante rrethimin dhe të ngrinte skenën
ku dje në mbrëmje u zhvillua mitingu
përmbyllës i fushatës elektorale. Tensioni
që ka nisur që pardje pasdite e pati kulmin
e tij dje afër mesditës, kur brenda pak
minutash humbi ndjenjat një mbështetës
i PS-së dhe pati tentativa për të mos lejuar
kalimin e kamionit që mbante të gjitha
materialin dhe foninë e mitingut. Gjatë
gjithë natës, zyrtarë të PS-së, madje edhe
kreu i selisë rozë, Edi Rama, kanë qëndruar
në bulevardin "Dëshmorët e Kombit",
edhe pse të rrethuar nga forcat e policisë.
Ndërkohë që në orët e para të paradites,
ambasadori amerikan John Withers
mbërriti pranë Kryeministrisë, ku bisedoi
dhe u njoh me ngjarjen nga kreu i Partisë
Socialiste së Tiranës, Besnik Baraj, dhe të
tjerë fi gura të partisë. Pak pas orës dhjetë
mbërriti sërish kryesocialisti Edi Rama,
ndërsa të gjitha lëvizjet e mbështetësve
të PS-së janë ndjekur nga Kryeministri
Sali Berisha, i cili është shfaqur për disa
momente në dritaren e zyrës së tij duke
folur në telefon. Rreth orës 11.20 minuta
situata u tensionua ndjeshëm, për shkak
se një prej mbështetësve të PS-së humbi
ndjenjat dhe më pas u dërgua në spital.
Sakaq, disa të tjerë të vendosur në të
dyja anët e një karrotreci që pengonte
qarkullimin lirshëm për rrugën drejt
Kryeministrisë tentuan ta lëvizin me
forcë. Në të njëjtën kohë, pranë vendit ku
ishin mbledhur mbështetësit që tentonin
të largonin karrotrecin e vendosur nga
uniformat blu, mbërriti kamioni, i cili
mbante materialin që do të ngrihej skena e
mitingut. Fillimisht ai u pengua nga forcat
e policisë, por të ndodhur në trysninë e
kërkesës së vazhdueshme të mbështetësve
të PS-së për të lejuar hyrjen e tij drejt
sheshit para Kryeministrisë, ish-shefi i
policisë rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti,
u shtri poshtë kamionit duke u lidhur me
pranga, edhe pse kolegët e tij insistonin që
ai të largohej që aty. Vetëm një telefonatë
e drejtuesve të policisë, pasi ngjarja
transmetohej në televizione direkt, bëri
që Ahmeti të dilte prej ku ishte futur. Pas
këtij momenti, kamioni u lejua të hynte në
territorin që ishte rrethuar nga policia duke
u shoqëruar me brohoritje të turmës. Hyrja e
kamionit shënoi fundin e 14 orëve përplasje
mes opozitës dhe Policisë së Tiranës.
Konfl iktet fi lluan që pasditen e dy ditëve
më parë. Rreth orës 17.00, Partia Socialiste
nisi ngritjen e skenës pranë Kryeministrisë.
Pak kohë më vonë aty mbërriti policia, e
cila tentoi të hiqte materialet e montuara.
Policia deklaroi se PS-ja nuk kishte leje të
zhvillonte pranë Kryeministrisë mitingun,
duke e shtrirë hapësirën e tij drejt Akademisë
së Arteve, pasi në sheshin "Skënderbej" do të
zhvillohej mitingu i PD-së. Policia arsyetoi se
afërsia mes dy mitingjeve bënte që policia të
kishte vështirësi në menaxhimin e tyre dhe
mund të sillte përplasje mes mbështetësve.
PS-ja, nga ana tjetër, vlerësoi se qëndrimi i
policisë ishte politik, pasi ata e kanë vënë në
dijeni policinë që më datën 17 qershor. Gjatë
natës, pranë vendit ku u zhvillua mitingu
ishin edhe aleatë të PS-së, si kreu i G99-ës
Erion Veliaj, i cili deklaroi se veprimet e Sali
Berishës tregojnë se ai ka frikë nga humbja.

Rama: Incidenti, i turpshëm.
Berisha: Rama provokoi situatën

Pas incidenteve mes opozitës
dhe policisë në sheshin
përpara Kryeministrisë,
reaguan Kryeministri Sali Berisha
dhe kreu i opozitës Edi Rama.
Në një komunikim me mediat,
kreu i selisë rozë reagoi pasdreke
për incidentin në bulevardin
"Dëshmorët e Kombit", duke
konsideruar se ngjarja është turp
i Kryeministrit Berisha, ndërsa
paralajmëroi festime të qeta.
"Njerëz të dëshpëruar bëjnë
gjëra të dëshpëruara, por kjo lloj
shprehjeje primitive e dëshpërimit
dy ditë përpara zgjedhjeve, nga ana
e njeriut që qeveris Shqipërinë e
sapo anëtarësuar në NATO, tregon
se sa i padenjë është Sali Berisha
për ta drejtuar këtë vend", tha
Rama. Më tej, kryesocialisti vuri
në dukje se Kryeministri në ikje i
shqetësoi qytetarët e këtij vendi
dhe vuri në pozitë të vështirë
Shqipërinë përpara syve të të gjithë
botës që na ndjek me vëmendje në
çdo hap drejt ‘provimit‘ të madh
të 28 qershorit. "Dhe ky turp është
një arsye më shumë që të gjithë
të votojnë më 28 qershor për ta
mbyllur kapitullin e politikës së
vjetër që rron duke nxitur dasi
e sherre dhe për të hapur një
kapitull të ri, ku politika të mos na
japë arsye vetëm për t‘u ndarë në
pikëpamje, por edhe motive për
t‘u bashkuar kur duhet si shqiptarë
e për t‘u mirëkuptuar gjithnjë
si qytetarë", theksoi ai, duke
shprehur vendosmërinë për të
mbrojtur votën e 28 qershorit. "Edi
Rama organizoi një provokacion
ordiner. E bëri këtë edhe për
faktin se sheshet nuk i mbush dot.
Meqenëse nuk mbush sheshet, i
lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty
mitingun", deklaroi Kryeministri
Sali Berisha. Duke marrë parasysh
faktin se më 27 qershor partitë
politike do të heshtin, kryetari i
PD-së është ngutur për t‘i thënë
dje të gjitha. "Më thanë se Rama
po bëhej gati të shpallte bojkotin.
Këtu ka protestuar me qindra herë,
ka ardhur edhe vetë ai në krye të
protestës dhe kam dalë dhe e kam
salutuar", u shpreh Kryeministri.
Sipas Berishës, ka një traditë,
mitingjet për 20 vjet janë zhvilluar
në të dyja sheshet. "Absolutisht, në
qoftë se zotëria e tij do të kërkonte
sheshin ‘Skënderbej‘, unë isha i
gatshëm ta ripozicionoja orarin,
jo të ikja nga sheshi, se këto janë
mitingje përmbyllëse. E bëre në 7,
e bëre në 8, apo e bërë në 9, nuk ka
ndonjë problem, kjo është festë.
Por ai ka frikë nga sheshet, ky është
problemi", u shpreh Berisha. Teksa
shtoi se "zotëria nuk e mbush dot
sheshin, prandaj ka zgjedhur këtë
rrugën këtu 16 metër të gjerë".
Kryeministri Berisha shtoi në
fund se rezultatin e votimeve
do ta ndjekë nga selia e Partisë
Demokratike. Kreu i ekzekutivit,
Sali Berisha, ka bërë në të njëjtën
konferencë edhe thirrjen e fundit
si Kryeministër, që më 28 qershor
qytetarët të drejtohen drejt
qendrave të votimit.

Punëtorët e selisë blu
e ngritën skenën të qetë

Ndërkohë që situata në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
ishte e tensionuar për ngritjen e skenës së mitingut
përmbyllës të PS-së, situata në kampin e PD-së në sheshin
"Skënderbej" ishte e qetë. Gjatë paradites së djeshme,
megjithëse qarkullimi i automjeteve nuk ishte bllokuar,
një ekip punëtorësh janë kujdesur për të ndërtuar skenën
gjigante, ku Partia Demokratike do të mbajë mitingun e
fundit për këtë fushatë. Makina të shumta të policisë kanë
qëndruar në gatishmëri pranë sheshit "Skënderbej", për të
parandaluar çdo lloj acarimi që mund të vinte nga përplasja
që po ndodhte në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" mes
mbështetësve të Partisë Socialiste dhe policisë. Janë vënë
re gjatë paradites së djeshme edhe shëtitjet e avionëve të
vegjël në ajër, që mbanin logon "Shqipëria po ndryshon".
Nga parapërgatitjet për mbajtjen e mitingut ajo që ra në sy
është se skenografi a do të jetë e njëjtë me atë të hapjes
së fushatës. Dy monitorë të mëdhenj do të vendosen në
anët e skenës, ku në krye të podiumit do të vendoset shefi
i Partisë Demokratike. Situata konfl iktuale janë parë vetëm
në kampin e PS-së dhe tejet normale dhe e qetë në zonën
blu, e quajtur ndryshe sheshi "Skënderbej".

Kandidatët socialistë,
të gjithë me turmën

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste janë
nisur drejt Tiranës disa orë përpara se të zhvillohej
mitingu, për shkak të përplasjeve që fi lluan pasditen e
dy ditëve më parë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Kandidatët për deputetë të Tiranës, Durrësit etj., kanë
qëndruar për shumë kohë pranë kordonit të policisë,
duke tentuar të bisedojnë me forcat e rendit për të
gjetur një zgjidhje të situatës. Kandidati më aktiv, që
herë pas here ka marrë edhe brohoritmat e turmës,
ishte sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj
i cili "korrte" fitore ndaj forcave të rendit. Ndërsa
kandidati për deputet Kastriot Islami dukej se ishte
mjaft aktiv me negociatat dhe bisedimet që kryente
me faktorin ndërkombëtar për ngjarjen. Mjaft aktivë
ishin edhe kandidatë të tjerë, si Vasilikia Hysi, e para
e listës së Tiranës, Rudina Seseri, e dyta e listës së
Qarkut të Durrësit, apo kandidatë të tjerë të listës së
Tiranës Eduart Shalsi, Saimir Tahiri apo Ditmir Bushati
e Besnik Bare. Pasi u vendos qetësia pas mesditës
së djeshme, kandidatët nisën përgatitjet për mitingun
e mbylljes së fushatës në mbrëmje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›