Papandreu, vizitë në Tiranë, mbështet fi toren e Ramës
Kryetari i Internacionales
Socialiste dhe njëkohësisht
i PASOK-ut në Greqi,
George Papandreu, vizitoi dje
Shqipërinë, duke shprehur
mbështetjen për kreun e PS-së,
Edi Rama, në prag të zgjedhjeve
të 28 qershorit. Në një takim të
posaçëm me Ramën dhe familjarë
të emigrantëve, kreu i Internacionales
Socialiste theksoi se
është me rëndësi që zgjedhjet
të zhvillohen të lira. Gjatë takimit
me Edi Ramën, Papandreu
bëri thirrje që të respektohen të
drejtat e minoritetit. Nga ana e
tij, kryetari i PS-së, Edi Rama,
fajësoi keqqeverisjen e Kryeministrit
shqiptar që Shqipëria
nuk u përfshi në liberalizimin e
vizave. Gjithashtu Rama informoi
Papandreun mbi procesin
e aplikimit dhe pajisjes me karta
identiteti elektronike. Ndërkohë,
Papandreu shprehu bindjen e
socialistëve grekë në qeverisjen e
nesërme për të krijuar më shumë
kushte për emigrantët. "Duam të
sigurohemi që të mbështesim dhe
të ndihmojmë emigrantët të cilët
punojnë dhe jetojnë në vendin
tonë dhe të mbrojmë të drejtat e
tyre. Kjo do të thotë që ata të kenë
punë të ligjshme, kushte më të
mira pune dhe barazi me gjithë të
tjerët. Të kenë paga të barabarta,
të kenë sigurime sociale, të kenë
sigurime shëndetësore dhe të
kenë edhe të drejta pensioni", tha
ai. Papandreu shprehu nevojën e
bashkëpunimit midis Shqipërisë
dhe Greqisë, kryesisht për një
sistem pensionesh, që një shq
iptar emigrant i cili ka punuar në
Greqi prej shumë vitesh, të ketë të
drejtë që pensioni t‘i transferohet
në Shqipëri dhe anasjelltas. "Ndaj
duhet të bashkëpunojmë në këtë
kontekst. Duhet të mbrojmë
punonjësit tanë emigrantë dhe
shumë prej jush që kanë fëmijët e
shqtyre
duhet ta dinë se ne, si qeveri,
nesër do të jemi aty për ta, për t‘i
mbrojtur, për të siguruar integrimin
e tyre, pra të emigrantëve
dhe të punonjësve shqiptarë në
shoqërinë greke, duke mbrojtur
të drejtat e tyre", deklaroi
kreu i Internacionales Socialiste.
Ndërsa kryetari i PS-së u shpreh
krenar për miqësinë me kreun e
PASOK-uk, George Papandreu,
duke vënë në pah vlerat e tij si
avokat i integrimit të Shqipërisë
në Bashkimin Europian.
"Jam i bindur që me George
Papandreun ne do të kemi në
krah një avokat të shkëlqyer
në rrugën tonë drejt Bashkimit
Europian. Sot Shqipëria është në
një situatë delikate në raport me
procesin e liberalizimit të vizave.
Për fat të keq nuk është përfshirë
në programin më të fundit të
liberalizimit, gjë e cila duhet të
na bëjë shumë të reflektojmë
për domosdoshmërinë e atyre
reformave që duhen çuar deri
në fund dhe të atyre kushteve
që duhen përmbushur deri
në fund, në mënyrë që ne të
mos kemi më kufij lëvizjeje
me vendet e BE-së", deklaroi
kryesocialisti Rama.
Socialiste dhe njëkohësisht
i PASOK-ut në Greqi,
George Papandreu, vizitoi dje
Shqipërinë, duke shprehur
mbështetjen për kreun e PS-së,
Edi Rama, në prag të zgjedhjeve
të 28 qershorit. Në një takim të
posaçëm me Ramën dhe familjarë
të emigrantëve, kreu i Internacionales
Socialiste theksoi se
është me rëndësi që zgjedhjet
të zhvillohen të lira. Gjatë takimit
me Edi Ramën, Papandreu
bëri thirrje që të respektohen të
drejtat e minoritetit. Nga ana e
tij, kryetari i PS-së, Edi Rama,
fajësoi keqqeverisjen e Kryeministrit
shqiptar që Shqipëria
nuk u përfshi në liberalizimin e
vizave. Gjithashtu Rama informoi
Papandreun mbi procesin
e aplikimit dhe pajisjes me karta
identiteti elektronike. Ndërkohë,
Papandreu shprehu bindjen e
socialistëve grekë në qeverisjen e
nesërme për të krijuar më shumë
kushte për emigrantët. "Duam të
sigurohemi që të mbështesim dhe
të ndihmojmë emigrantët të cilët
punojnë dhe jetojnë në vendin
tonë dhe të mbrojmë të drejtat e
tyre. Kjo do të thotë që ata të kenë
punë të ligjshme, kushte më të
mira pune dhe barazi me gjithë të
tjerët. Të kenë paga të barabarta,
të kenë sigurime sociale, të kenë
sigurime shëndetësore dhe të
kenë edhe të drejta pensioni", tha
ai. Papandreu shprehu nevojën e
bashkëpunimit midis Shqipërisë
dhe Greqisë, kryesisht për një
sistem pensionesh, që një shq
iptar emigrant i cili ka punuar në
Greqi prej shumë vitesh, të ketë të
drejtë që pensioni t‘i transferohet
në Shqipëri dhe anasjelltas. "Ndaj
duhet të bashkëpunojmë në këtë
kontekst. Duhet të mbrojmë
punonjësit tanë emigrantë dhe
shumë prej jush që kanë fëmijët e
shqtyre
duhet ta dinë se ne, si qeveri,
nesër do të jemi aty për ta, për t‘i
mbrojtur, për të siguruar integrimin
e tyre, pra të emigrantëve
dhe të punonjësve shqiptarë në
shoqërinë greke, duke mbrojtur
të drejtat e tyre", deklaroi
kreu i Internacionales Socialiste.
Ndërsa kryetari i PS-së u shpreh
krenar për miqësinë me kreun e
PASOK-uk, George Papandreu,
duke vënë në pah vlerat e tij si
avokat i integrimit të Shqipërisë
në Bashkimin Europian.
"Jam i bindur që me George
Papandreun ne do të kemi në
krah një avokat të shkëlqyer
në rrugën tonë drejt Bashkimit
Europian. Sot Shqipëria është në
një situatë delikate në raport me
procesin e liberalizimit të vizave.
Për fat të keq nuk është përfshirë
në programin më të fundit të
liberalizimit, gjë e cila duhet të
na bëjë shumë të reflektojmë
për domosdoshmërinë e atyre
reformave që duhen çuar deri
në fund dhe të atyre kushteve
që duhen përmbushur deri
në fund, në mënyrë që ne të
mos kemi më kufij lëvizjeje
me vendet e BE-së", deklaroi
kryesocialisti Rama.