E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e fjalëve

16-09-2011 / Nga Lavdrim Lita

Në këto ditë përkujtimi të 11 shtatorit 2011 po përjetojmë me zë dhe figurë ngjarjet e ndodhura një dekadë më parë. Dje ishte dita kur dhjetë vjet më parë Xhorxh Bush shkoi në sheshin Ground Zero, sot është dita kur i deklaroi SHBA-ve të përgatitet për luftë kundër terrorizmit. Diskutohej në të gjithë botën për atë çfarë kishte ndodhur dhe çfarë pritej të ndodhte. Derisa erdhi një shkrim i gjatë e i fortë një gazetareje të guximshme si Oriana Fallaci, me titullin “Mllefi dhe krenaria”. Shkrimi ishte shumë origjinal dhe politikisht shumë i dhunshëm, që gjeneroi shumë reagime, edhe të dhunshme.
Me esenë “mllefi dhe krenari”, Italia dhe Europa u krodh në një vorbull emocionesh e ndjenjash. Qe si një grusht në stomak kundër paburrërisë së vet. U nda, është e vërtetë. Por u pushtua më pas nga një akt dashuror i mirëfilltë, që e bëri më të bashkuar e të vetëdijshme për identitetin e saj. Oriana qëlloi në zemër, duke na bërë të mendohemi, duke i tronditur edhe ata që nuk ndanin të njëjtin mendim me të.
Të kundër mendimin e Oriana Fallacit ka qenë gjithmonë intelektuali botëror dhe profesori i Linguistikës Noam Chomsky, i cili në mënyrë provokative ka thënë se ndaj luftës ka pasur gjithmonë një alternativë. Dhjetë vjet më pas tragjedisë së frikshme të 11 shtatorit 2011 rrjedhojat e atentateve janë të dukshme. Afganistani mbijeton në sajë të ndihmave ndërkombëtare në të gjitha kuptimet, Iraku është i shkatërruar, kurse Pakistani është në prag të një krize që po të verifikohej do të kishte pasoja katastrofike.
Pikërisht me 1 maj të këtij viti Osama Bin Laden u vra në Pakistan, dhe në këtë vend janë verifikuar konsekuencat më sinjifikative pas 11 shtatori. Në shkurt një nga specialistët më të njohur të botës Pakistaneze, historiani ushtarak britanik Anatol Lieven shkroi në revistën The National Interest “po destabilizon dhe radikalizon Pakistanin, dhe kjo sjell, për SHBA-të dhe për pjesën tjetër të botës rrezikon e një katastrofe gjeopolitike, që zbehë çdo gjë që mund të ndodh në Afganistan. Në të gjitha nivelet e shoqërisë Pakistane, shkruan sërish Lieven, ka një solidaritet ndaj talebanëve Afganë: jo se pse i duan, po sepse i konsiderojnë “ një forcë legjitime rezistence kundër pushtimit të huaj”, pikërisht sic shiheshin muxhajdinë në vitet 80 kundër forcave sovjetike.
Sidoqoftë të shumtë kanë qenë ata që kanë analizuar dinamikat e lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, duke shpjeguar si ka ndryshuar mënyra jonë e përballjes me kërcënimet terroriste dhe mënyra e reagimit të institucioneve. Sulmi ndaj kullave binjake shkaktoi vdekjen e 2. 996 personave dhe çoi në lindjen e asaj që njohim si lufta kundër terrorit. Po kështu një grafik i revistës prestigjioze the Economist na shpjegon lajmin se janë po mijëra të vdekurit gjatës kësaj dekade si shkak i terrorizmit, me një rritje të dukshme po ta krahasojmë me dekadën e kaluar.
Mirëpo këto ditë revista amerikane Slate hapet me pyetjen provokative se alarmet e terrorizmit janë të ekzagjeruar, dhe sjell për publikun amerikan dhe botëror librin e shkruar nga analisti i sigurisë Gregory Treverton, që tregon sesi në vitet pas sulmeve ndaj kullave binjake shumë veta i kërkon sesi të mbroheshin. “Asgjë. Probabiliteti që cilido nga ne të vdesë gjatë një sulmi terrorist është baraz me zero, dhe do të jetë gjithmonë, përpos ndryshimeve globale”. Nuk ka një përgjigje të arsyeshme, që të qetësojë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›