Dje në Bujanoc u bë promovimi i Abetares për nxënësit shqiptarë në Kosovën Lindore
Ashtu siç ishte premtuar, në Bujanoc dje është bërë në mënyre solemne përurimi i Abetares në gjuhën shqipe, për klasat e para të shkollës fillore. Abetarja u dedikohet nxënësve shqiptarë të cilët ulen për herë të pare në bankat shkollore në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), madje edhe për ata nxënës shqiptarë në kryeqytetin serb në Beograd aq sa kanë mbetur edhe pse dikur kishte mbi 100 mijë shqiptarë. Kjo Abetare e shkronjave në gjuhën shqipe është rezultat i autoriteteve të Luginës së Preshevës në bashkëpunim me ato të Tiranës dhe Prishtinës si meritë e punës së palodhshme e dy autorëve të kësaj abetare Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj. Në ceremoninë e promovimit të Abetares së re për shqiptarët e Kosovës Lindore, ishte z. Shpëtim Çaushi, ambasador i Shqipërisë në Beograd, z.Dimitros Kipreos ambasador i OSBE-së, z.Galip Beqiri, kryetari i KNSH si dhe të tjerë. Sikur z.Galip Beqiri nga KNSH ashtu edhe zyrtarë nga ambasada e Shqipërisë në Beograd i kanë deklaruar agjencisë informative "Presheva Jonë" se prania e Abetares në mesin e nxënësve shqiptarë në këto komuna e kanë konsideruar si një hap të rëndësishëm historik për arsimin në Luginën e Preshevës. Të njëjtat burime kanë njoftuar se Serbia, si zakonisht edhe kësaj radhe kishte provuar të pengonte Abetaren duke marrë alibi disa ndërhyrje si për shembull tek shkronja -F-. Aty është eliminuar nga serbët fjala Flamuri, duke vënë diçka tjetër në vend të saj, apo sikur ndërhyrja tjetër e Beogradit në foton e kryeqytetit të Repbulikës së Kosovës, ku është shkruar për shembull “Prishtina e bukur”, kjo fjali është eliminuar, intervenim i pavend që ndryshe quhet censure apo edhe racizëm që me ket ndërhyrje të Beogradit i pengon gjithkça çfarë është bukur dhe Serbia dëshiron që gjithçka ta shohë zi (jo të bukur) sot në Kosovë apo ndër shqiptarët. Apo, sikur të ishte e shënuar Prishtina qytet më i keq në Evropë" sigurisht serbët nuk do e kishin ndryshuar.