E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e radhës e PD-së në Kuvend për ligjin e SHISH

Në një kohë kur votat e opozitës tashmë janë deklaruar kundër dhe në këtë linjë ka qenë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, “beteja” e Partisë Demokratike për të miratuar këtë ligj duket tejet e vështirë.

Nuk dihet ende nëse pr/ligji në fjalë do të miratohet, i cili është rrëzuar në komisionin parlamentar të ligjeve pasi votuan kundër edhe tre deputetë të Partisë Demokratike, përkatësisht Leonard Demi, Gazmend Oketa dhe Paulin Sterkaj.

Pr/ligji është kundërshtuar edhe nga dy deputët çamë në Kuvend. Nuk dihet ende nëse do të miratohet ky project i maxhorancës qeverisëse, me anë të të cilit synohet kufizimi i mandatit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›