Turqia dhe Brazili - Iranit: Më elastik me perëndimorët
Ky takim tripalësh ishte i pari që prej votimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, më 9 qershor, për sanksione të tjera kundër Iranit si ndëshkim për mostransparencën në programin e tij bërthamor.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, fillimisht u takua vetem me homologun e tij brazilian, dhe më pas iu bashkua dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Manouchehr Mottaki.
Turqia dhe Brazili ftuan Teheranin të negociojë me elasticitet dhe transparencë me perëndimorët. "Ajo që ne kërkojmë është që ky takim me grupin 5+1 të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që të dy palët të diskutojnë për të gjitha çështjet në mënyrën më transparente dhe të hapur'', theksoi Davutollu.
Davutoglu theksoi për shtypin se Teherani ishte i gatshëm të takojë në muajin shtator shefen e diplomacisë evropiane, Katherine Ashton, që përfaqëson grupin 5+1 (SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania).