E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja interesante ligjore e katër të krishterëve britanikë

Nadia Eweida

Katër të krishterë britanikë, që pretendojnë se kanë humbur vendin e punës si shkak i diskriminimit për shkak të besimit, e kanë dërguar çështjen e tyre në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Mes tyre është një punonjëse e një linje ajrore që u ndalua të mbajë një kryq dhe një punonjës i gjendjes civile që nuk pranoi që martonte një çift homoseksualësh.

Të katër i kanë humbur gjyqet e tyre në tribunalin e punësimit.

Sipas BBC, kritikët sekularë thonë se një vendim në favor të grupit do të minonte seriozisht ligjet e barazisë në Britani.

Vendimi pritet të merret pas disa javësh dhe pritet me shumë interes, edhe pse analistët thonë se do jetë i paqartë, sidomos për çështjen e homoseksualëve.

Një nga paditëset, Nadia Eweida, punonjës e British Airways, tha se ajo u ndalua të mbante kryqin në qafë. Ajo tha se kolegët e saj mbajnë veshjet e myslimanëve apo edhe turbanin e sikh-ve.

Mes atyre që kanë ngritur padi është edhe një këshilltar për marrëdhëniet në çift, që ka refuzuar të bëjë terapi për një çift gay.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›