E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imagjinojeni këtë autobus në unazën e Tiranës (FOTO)

Natyrisht ka autobusë e autobusë, por ka edhe AutoTram Extra Grand, që ka debutuar në Gjermani dhe që pretendon se është më i gjati i llojit të tij. Quhen autobusë fizarmonikë dhe lehtësojnë ndjeshëm trafikun pasi marrin shumë njerëz në bord. Ky autobus i projektuar nga Fraunhofer Institute është rreth 30 metra i gjatë dhe mund të mbajë deri në 256 pasagjerë.

Autobusi do të operojë fillimisht në qytetin e Dresdenit dhe pritet që shumë shpejt të dërgohen edhe në Pekin e Shangai pasi janë bërë porosi për disa të tillë. Edhe çmimi është i kripur, plot 10 milion dollarë një.

Lajmi i mirë është për ambientalistët, pasi mund të ecë për distanca të gjata me energji elektrike.

Drejtori i institutit që projektoi autobusin thotë se është shumë efecient. Ai deklaroi se mbi të gjitha është shumë i mirë në manovrim, thuajse si autobusët 12 metra.

Mbetet për tu parë në trafik tani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›