E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja ligjore per Tiranen ende nuk mund te quhet e perfunduar

Dy partite kryesore kane te pakten nga nje kerkese ankimore te re

Konsumimi i kerkese-padise se Partise Socialiste lidhur me vendimin nr. 709 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe me proceduren e rivleresimit te votave te gjetura ne kutine e gabuar prodhoi tabelen e fitores ne Tirane te Lulzim Bashes me 81 vota nuk duket se e mbyll betejen ligjore ne fjale. Kjo pasi vlera ligjore e te ashtuquajturit akt normativ nuk kushtezon dot kerkesat plotesuese te dy partive politike ne gare te cilat jane ballafaquar edhe dy dite me pare ne KQZ per kryeqytetin. Keshtu minimalisht e pazgjidhur mbetet ceshtja e njesise bashkiake nr. 5 dhe tabeles se saj te rezultateve qe aktualisht eshte ankimuar ne KQZ nga ana e selise roze. Kjo pasi Komisioni i Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 49 ishte i vetmi qe depozitoi me vonese tabelen e vet madje te pamiratuar per shkak vendimmarrjes 4 me 3. Ne cdo rrethane per PD-ne ky dokument merr rendesi paresore pse i jep kuptim logjik sjelljes se KQZ-se si KZAZ e madhe e Tiranes perderisa nje tabele e pamiratuar hap rrugen per nderhyrje nga organi epror. Ne kete kuader rrezimi i praktikes se ndjekur nga KQZ le per dy partite kryesore hapesira te reja veprimi edhe pse Kolegji Zgjedhor po i merr ceshtjet ne shqyrtim te ndara. Keshtu nese rivleresimi i bere me ane te vendimit 709 vihet ne diskutim atehere kategoria e fleteve te votimit te kontestuara fiton terren me ane te kerkeses ankimore nr. 163 te PD-se qe kerkoi rivleresimin e ketyre lloj fleteve te votimit per 26 kuti ne Tirane. Te gjitha votat e identifikuara kane marre ne proces vlefshmerine e vet pasi anetaret e PS-se kane votuar pro tyre edhe pse ne finale komisioni nuk mori dot vendim. Per kete arsye vendimi 709 gjen nje mundesi te dyte te kerkesa ankimore nr. 163 e cila eshte zhvilluar konform Kodit Zgjedhor dhe i ka nxjerre ne siperfaqe 29 vota te panumeruara-16 per Edi Ramen dhe 13 per Lulzim Bashen te cilat jane prove materiale dhe argument per PD ne rikerkimin e saj prane Kolegjit Zgjedhor vetem nese ajo heq dore nga procesi. Thene kjo shprehja e Gjykates per vendimin 709 eshte nje moment percaktues por jo shterues per Tiranen. Nga ana e vet selia roze ka si baze plotesuese dy kerkimet e veta ne KQZ si per KZAZ-ne nr. 49 ashtu edhe per tabelen permbledhese te Tiranes. Ne te vertete keto te dyja jane te lidhura me vendimin 709 per nga thelbi i objektit te vet por kane ne vetvete perspektive shqyrtimi pse i referohen ne menyre te drejtperdrejte dispozitave te Kodit Zgjedhor te trajtuara ne menyre specifike nga KQZ kesaj radhe. Ajo qe i lidh te dy partite qe konkurrojne aktualisht eshte se vendimi i KQZ-se per shpalljen e nje rezultati ne Tirane pra vendimi nr. 711 kundershtohet edhe pse nga pikeveshtrime te ndryshme. Per kete arsye renia apo mbajtja ne fuqi e te ashtuquajturit akt normativ thjesht sa i le vendin nje faze te re ne betejen ligjore por nuk e permbyll ate. Ketu me vlere eshte fakti se gabimi apo sforcimi procedural i zhvilluar se fundmi ka nxjerre ne pah nje fakt mosperfshirjen ne rezultat te mjaft fleteve te votimit per te cilat parimisht do te kerkohet nje gjykim final nese jane apo jo te vlefshme juridikisht pa harruar ndikimin e tyre ne perceptimin politik te gares se 8 majit. Procedimi ankimor i ndjekur nga dy partite kryesore per Tiranen thjesht ka sherbyer si riciklues i tabeles fillestare te rezultateve te miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe nxori Lulzim Bashen fitues me 81 vota. Arsye e ketij bllokimi te ceshtjes eshte fakti se sipas Kodit Zgjedhor vendimet e KQZ-se per ndryshimin e tabelave te rezultateve apo shpalljen e pavlefshmerise kerkon nje shumice te cilesuar prej 5 votash. Ne kushtet kur vete institucioni eshte ndare sipas klimes politike ne vend atehere edhe kerkesat ankimore te vena ne levizje marrin me shume vleren e nje taktike juridike e cila kerkon sekuenca dhe legjitimitet ne vendimet refuzuese te KQZ-se per te marre mandej argumente shtese para Kolegjit Zgjedhor. Ne rastin konkret eshte i pritshem qe te pakten kerkesa e PD-se e pamiratuar per pamundesi vendimmarrjeje te kaloje ne Kolegj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›