E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS asnje deklarate per vendimin negativ

Heshtje

Partia Socialiste nuk ka dhene asnje reagim per vendimin e Kolegjit Zgjedhor qe rrezoi kerkesen e kesaj partie. Ne oret e vona te darkes ne seline roze kane mberritur disa nga deputetet kryesore te kesaj partie por me pas jane larguar nje nga nje. Ndryshe nga vendimi i para dy javeve ku PS-ja leshoi dy deklarata te forta kesaj here nuk kishte asnje reagim zyrtar. Ne oren 22.30 kreu i Partise Socialiste ka hyre ne seline roze dhe eshte ngjitur ne zyre duke bere shaka me disa mbeshtetes qe ishin ne hollin e partise. Ne zyren e Rames jane mbledhur me pas disa nga kreret e opozites. Mesohet se Rama u ka thene kolegeve te tij ne parti se e prisja kete vendim te Kolegjit. Diten e sotme pritet qe te mblidhet grupi parlamentar i partise per te caktuar me pas mbledhjen e Asamblese Kombetare e cila do te vendose hapat qe do te ndermarre opozita pas ketij vendimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›