DElia Palet duhet te arrijne nje marreveshje
Ambasadori italian ne Shqiperi Saba DElia ka dhene mesazhin e pare drejtuar forcave politike per zgjedhjet lokale te 8 majit. Per te arritur ne nje rezultat te pranueshem nga te gjitha palet ambasadori italian kerkoi nga subjektet politike te arrijne ne nje marreveshje. Ne rrafshin politik Italia eshte nje nder mbeshtetesit kryesor te Shqiperise. Pas zgjedhjeve lokale kerkoj nga forcat politike te arrijne ne nje marreveshje qe rezultati i zgjedhjeve te jete i pranueshem. Uroj qe forcat politike pozita dhe opozita te bashkepunojne ne menyre qe te jene te pranishem edhe ne Parlament per te miratuar projektligjet qe ndihmojne ne reformat e kerkuara nga strukturat europiane-tha ambasadori italian. Deklaratat jane bere ne ceremonine e 150-vjetorit te bashkimit te Italise ne te cilen u ritheksuan edhe nje here marredheniet e mira mes Italise dhe Shqiperise.