Beteja me korrupsionin Arvizu Jo privilegje nga imuniteti

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria i ka përmbyllur me sukses projektet e Sfidave të Mijëvjeçarit, por përvec kësaj, korrupsioni vazhdon të mbetet. Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se në pesë vitet e fundit projektet e financuara nga SHBA janë realizuar plotësisht dhe kanë pasur të bëjnë administratën tatimore, prokurorimin publik, planifikimin kombëtar të territorit dhe regjistrimin e bizneseve.
Arvizu theksoi se qeveria e vendit të tij do ta ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, por kërkoi nga partitë politike që t’i referohen progres-raportit të 12 tetorit të këtij vitit për të konsideruar si prioritet axhendën e integrimit.
"Të gjithë e kuptojmë se Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara. Ne kemi folur shumë për korrupsionin dhe sa edëmton ai të drejtën e pronësisë, referuar edhe raportit të fundit të BE-së për Shqipërinë. Partitë politike duhet ta shohin këtë si një mundësi për të rivlerësuar dhe gjetur mënyrat sesi cohet përpara axhenda e integrimit. Lufta e Korrupsionit nuk është vetëm dyluftim verbal,por ka të bëjë me ata qëkanë poste me përgjegjësi. Megjithatë privilegjet e imunitetit nuk duhen lejuar në asnjë rast", tha Aleksandër Arvizu, ambasadori i SHBA Tiranë.
Nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha kërkoi vazhdimin e projekteve për luftën ndaj korrupsionit të mbështetura nga organizatat e huaja.
"Reformat janë perpetum mobile, nga ndryshimi vijnë në ndryshim do të shkojnë ndaj dhe shpreh mirënjohjen time për këtë ndihmë të jashtëzakonshme, por edhe dëshirën time që këtë udhëtim ta vazhdojmë. Janë një seri projektesh të tjera jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit", tha Sali Berisha
Shefi i qeverisë theksoi gjithashtu se Shqipëria nga një vend ku 70 përqind e prokurimeve bëheshin pa procedurë, u shndërrua në një vend me 100 përqind prokurime elektronike. Nga projektet e Sfidës së Mijëvjeccarit, Shqipëria ka përfituar nga viti 2006-2011 rreth 30 milionë dollar.
Erjon Ajazi