Vritet Gedafi. Bie dhe bastioni i fundit Sirte

Kolonel Muamar Gedafi është vrarë gjatë luftimeve në qytetin e tij të lindjes, Sirte. Pas lajmeve kontradiktore për vrasjen, kapjen rob apo edhe plagosjen e tij, autoritetet e tranzicionit në Libi konfirmuan vdekjen e ish-diktatorit libian, dhe njoftuan se brenda pak orësh do të shpallin çlirimin e plotë të vendit. Lajmi është pritur me entuziazëm të shfrenuar në Sirte, Tripoli dhe në qytete të tjera të vendit.
Bëhet fjalë për një njoftim historik, pas të cilit më në fund qeveria e përkohshme mund të nisë tranzicionin drejt Demokracisë.
“Eshtë një moment historik, Dëshiroj t’u njoftoj bijve dhe bijave tona dhe të gjithëve në botë lajmin e madh, atë të fundit të tiranisë dhe diktaturës në Libi, e cila nuk do të kthehet më pasi kryengritësit arritën deri në tirani, i cili pësoi fatin e të gjithë diktatorëve”, tha Abdel Hafiz Ghoga, nënkryetar i Këshillit të Tranzicionit.
Detajet e vrasjes së kolonel Gedafit të cilat vërshuan orë pas ore ishin konfuze. Fuqitë perëndimore nuk mundën të konfirmojnë lajmin, ndërsa NATO tha se kishte sulmuar më herët një autokolonë afër Sirtes por nuk mund të konfirmonte nëse Gedafi udhëtonte në njërën prej automjeteve.
Luftëtarë të revolucionit thanë, duke publikuar edhe foto të marra me celular, se kishin parë Gedafin të vrarë, por rrëfimet e tyre variojnë mjaft nga njëri tek tjetri. Ndërsa liderët më të lartë të Këshillit të Tranzicionit i thanë televizionti Al Xhazira se Gedafi vdiq nga plagët e marra në afërsi të Sirtes.
Një nga versionet është ai se Gedafi kishte mbetur i plagosur në të dyja këmbët, dhe u vra në agim kur ishte duke u larguar nga Sirte në autokolonën e sulmuar nga NATO. Një kryengritës u tregoi reporterëve edhe pistoletën e artë që ai pretendon se ia ka marrë Gedafit. Kanalet televizive arabe transmetuan pamje të dy kanaleve kulluese ku mendohet se është gjetur Gedafi.
Liderët perëndimorë kanë mirëpritur lajmin e vrasjes së kolonelit libian Muamar Gedafi. Bëhet fjalë për një tranzicion historik. Tani duhet të ndalen luftimet, ka qenë komenti i sekretarit të Përgjitshhëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Kryeministri britanik, David Cameron tha se njerëzit duhet të mbajnë mend të gjitha viktimat e tij. Presidenti rus, Dimitri Medvedev tha se shpresonte se tashmë paqja do të kthehej në Libi. Këshilltari i presidentit Sarkozi tha se era e re në Libinë post Gedafi duhet tu përkasë libianëve.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 tetor 2011 )