E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen kuotat UT akuzon ministrine e Arsimit

Drejtuesit e universitetit të Tiranës akuzojnë ministrinë e Arsimit për djegie të dhjetëra kuotave të mbetura bosh në më shumë se 6 fakultete të këtij universiteti. Rektori i UT Dhori Kule  u shpreh se nuk është bërë e ditur përse është marrë ky vendim nga ministria e Arsimit, ndërkohë që dicka e tillë ndodh për herë të parë. Në universietin e Tiranës kanë mbetur rreth 260 vende vakante,  ndërkohë që të  rinjtë janë në pritje. por ky  nuk është i vetmi shqetësim, për universitetin e Tiranës. Një problem tjetër është dhe ai i kuotave për transferimin e studimeve nga një universitet në tjetrin. Deri tani sipas Kules, fakultetet kanë bërë propozim për 239  vende, por ende nuk është kthyer një përgjigje nga ministria e Arsimit.

"Jo të gjitha fakultetet ku kanë mbetur vende bosh, janë rialokuar nga ministria e arsimit për tu plotësuar këto vende. Dhe konkretisht, fakulteti i mjekësisë, juridik, ekonomik, i shkencave sociale, infermieria, gazetaria, shkencat e natyrës për bioteknologjinë, nuk janë shpallur si vende për tu plotësuar. Shkresa që ka ardhur nga MASH nuk plotëson kërkesat e fakulteteve tona për të bërë transferime në mënyrë të pajustifikuar", tha Dhori Kule, rektor i UT.

Gjatë konferencës për shtyp rektori Kule  ka shprehur dhe shqetësim për reformën financiare. Ai ka kërkuar që drafti  të shqyrtohet edhe nga drejtuesit e universiteteve publike, zëri i të cilëve deri tani nuk është dëgjuar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›