Fushata kreu i misionit vezhgues te ODHIHR-it takon Meten

Kreu i misionit vezhgues te ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit Xhonatan Stonenstrit eshte takuar paraditen e sotme me kryetarin e Levizjes Socialiste Ilir Meta.
Takimi pati ne qender fushaten zgjedhore ne vend. Pas takimit Meta komentoi incidentet e diteve te fundit duke akuzuar simpatizantet e PS-se si shkaktare te tyre. Ne jemi distancuar nga incidentet. Asnje incident nuk eshte shkaktuar nga LSI-ja tha ai duke kerkuar nga policia qe te veproje ndaj shkelesve te ligjit.
Duke theksuar si prioritet standardet e larta te zgjedhjeve te 8 majit kreu i LSI-se tha se ka kerkuar nje numer me te madh vezhguesish per zgjedhjet vendore te 8 majit.
Ne zgjedhjet e 8 majit do te jene rreth 450 vezhgues qe do te merren me pergatitjen e infrastruktures se procesit zgjedhor ndersa diten e votimit pritet te mberrijne ne Shqiperi 400 vezhgues te tjere afatshkurter qe do te monitorojne nga afer mbarevajtjen e procesit.