E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beteja për Severodonetsk-un, Zelensky: Në të vendoset fati i Ukrainës lindore

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shprhur se beteja për qytetin lindor të Severodonetskut do të vendos fatin e krahinës së Donbasit dhe në tëp o zhvillohen ndoshta luftimet më të vështira që nga fillimi i pushtimit rust ë vendit. Severodonetsku vijon të jetë epiqendra e përballjes në Donabas, tha Zelenski në viedo fjalimin për kombin mbajtur në roët e vona të së mërkurës, ku gjithashtu pretendoi se ukrainasit i kishin shkaktuar humbje të konsiderueshme armikut.

Megjithatë udhëheqësit rajonalë të provincës së Luhanskut, kryeqytet kryesor i së cilës është Severodonetksu, u shprehën më herët se forcat ukrainase ishin zmbrapsur në rrethinat e qyeteti si dhe fjashtrat në jug të tij mes luftimeve të ashpra atje.

Serhiy Haidai, guvernatori i Luhanskut tha se pjesa më e madhe e qytetit ishte në duart e rusëve dhe se nuk ishte më e mundur të evakuoje civilë që vijojnë të jenë atje. “Forcat tona tani kon trollojnë vetëm rrethinat e qytetit. Por luftimet vijojnë, po mbrojmë severodonetskutn” – tha guvernatori mëngjesin e kësaj të enjteje.

Guvernatori Haidai u shpreh sërish në platformën telegram, se ishte e pamundur të evakuoje civilët nga Severodonetksu, ku vijojnë luftimet, por nëse perëndimi do të furnizonte trupat ukraianse me armë me rreze të gjatë veprimi, ato do të mund ta spastronin qytetin nga rusët në dy ose tre ditë.

“Në severodonetsk ka qetësi vetëm kur mbushen armët. Në rrugë vijojnë luftimet. Rusët përdorin taktikat e tyre primitivive, të njëjtat që kanë shkatërruar Rubixhnen dhe Popasna-n. Po na sulmojnë fuqishëm në zonën industrial, të cilën e kemi ne nën kontroll. Nëse marrim shpejt armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi, do të fillojë dueli i artilerive, bashkimi sovjetik do të humbë ndaj perëndimit dhe mbrojtësit tonë do të mund të spastrojnë qytetin nga rusët në dy ose tre ditë”, theksoi guvernatori i Luhanskut.

Vlerësohet se në severodonetsk dhe qytetin fqinjë Lisicanks, ka akoma 15 mijë civilë. Të dy qyetet para lufte kanë patur rreth 200 mijë banorë. Moska ka intesifkuaru sulmet në sëverodonetks në atë pikë sa ministria ukrianse e mbrojtjes u shpreh se forcat ruse kishin 10 herë më sghumë pajisje ushtarake se trupat ukrainase në dsia zona të qytetit. Sipas ukraiansve. Severdonetsku dhe lisicanksu nuk janë qytete strategjke dhe synimi i ukrainës është degradimi i ushtrisë ruese. Por këto dy qytete janë të vetmet pjesë të Luhanskut që nuk kanë rënë akoma në duart e rusëve.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›