Legjislacioni i ri për armët në SHBA, miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësusve e Kongresit Amerikan ka votuar në mbështetje të një sërë masash që rregullojnë shitjen e armëve në vend, por që pritet të mos miratohen nga Senati.
Masat në fjalë parashikojnë ndalimin e armëve gjysëmautomatike për personat nën 21 vjec si dhe shitjen e karikatorëve me kapacitet të lartë. Në vend janë shtuar thrirjet për një kontroll më të ashpër të shitjes së armëve pas një sërë sulmesh massive me armë që janë ndërmarrë atje së fundmi.
Disa orë para votimit në Dhomën e Përfaqësuve, të mbijetuarit e masakrës së shkollës në Juvaldi të Teksasit dhanë dëshmitë e tyre para ligjvënësve, disa prej të cilëve iu mbushën sytë me lot. Në atë shkollë, humbën jetën 21 persona, përfshi 19 fëmijë të vegjël.
Në një dëshmit të regjistruar më parë, një vajzë 11 vjecare tregoi se si kishte lyer veten me gjakun e shokut të klasës që të dukej si e vdekur, dhe përshkroi momentin se si agresori kishte qëlluar mësuesen e saj në kokë.
“Dhuna përmes amërve i ka marrë amerikës më shumë fëmijë se cdo shkak tejtër. A nuk ju vë kjo në siklet? Në mënyrë tragjike, këto histori janë shumë të zakonshme në amerikën e sotme” – iu drejtua kreytarja e Dhomës së Përfaqësusve Nensi Pelozi republikanëve gjatë debatit për projektligjin.
Republikanët në dhomën e ulët të kongresit pretenduan se legjislacioni ishte sulm ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve për të patur armë në pronësi. Kundërshtia e republikanëve ndaj masave do të thotë se projektligji përkatës do të ketë pak gjasa miratohet në senat dhe të kthehet në ligj. Nga 100 ligjvënës që ka senati, 50 janë republikanë.
/rtsh/