E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tajlanda legalizon kanabisin

Tajlandezët mund të mbjellin bimë të kanabizit në shtëpi si dhe të shesin të korrat pasi kombi hoqi mariuanën nga lista e narkotikëve të ndaluar, duke u bërë vendi i parë në Aizinë Juglindore, një rajon i njohur për ligje të rrepta kundër drogës,  që ka ndërmarrë një lëvizje të tillë. 

Por përdorimi për qëllime argëtimi i saj është akoma Ii ndaluar. Qeveria e atij vendi shpreson se zhvillimi i tregtisë locale të kanabisit do të ndikojë në rritjen e bujqësisë dhe turizmit, ndërsa ka bërë të ditur se t’u shpërndajë një milionë fidanë kanabis qytetarëve.

Është një mundësi për popullin dhe shtetin të fitojnë të ardhura nga marihuana dhe kërpi, – u shpreh muajin e shkuar në mediat sociale  zëvendëkryeministri i vendit Anutin Charnvirakul, i cili është gjithahstu ministër i shëndetësisë.

Ai gjithashtu shpërndau në facebook një foto të një pule të gatuar me kanabis, duke shtuar se cdokush mund ta shiste atë pjatë mjaft të ndiqeshin rregullat, më kryeori i të cilëve eshtë se prodkutet duhet të përmbajnë më pak se 0.2 përqind tetrahidrokanabinol, përbërsi që u jep përdoruesve ndjesinë e euforisë. 

Duke filluar nga kjo e enjte, familjarët mund të kultivojnë deri në gjashtë rrënjë kabanas në shtëpi, nëse regjistrohen pranë autoriteve, dhe kompanitë gjithashtu mund ta kultivojnë bimën pasi të kenë marrë leje për një gjë të tillë.  Në restorante mund të porosisësh gatime dhe pije me kanabis. Klinikat në të gjithë vendin do të kenë më lirshmëri në ofrimin e kanabisit si trajtim.  Megjithatë, zytarët kanë paralajmëruar njerëzit kundër tymosjes në public. Qeveria gjithashtu ka bërë të ditur se synon të lirojë rreth 4 mijë të burogsur për shkelje që kanë lidhje me kanabisin

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›