Vritet një ish-ushtar britanik, i cili luftonte për forcat e armatosura të Ukrainës

Një ish-ushtar britanik është vrarë duke luftuar për forcat e armatosura të Ukrainës. Sipas BBC, lajmi është bërë publik nga familja e tij. Jordan Gatley u largua nga ushtria britanike në mars dhe udhëtoi për në Ukrainë. Ai u përshkrua si “një hero” nga babai i tij Dean në një homazh në mediat sociale.
Ai vdiq në betejën për qytetin lindor të Severodonetsk, i cili ka pasur luftime intensive ditët e fundit. Babai i Gatley-t shkroi në një postim në Facebook se djali i tij kishte ndihmuar në trajnimin e forcave lokale. Ai shtoi se Jordan u qëllua për vdekje në vijën e frontit, ndërsa mbronte qytetin.
“Të gjithë e donin atë, ashtu si ne, dhe ai bëri një ndryshim masiv në jetët e shumë njerëzve, jo vetëm duke u ushtuar, por edhe duke trajnuar forcat ukrainase”, thuhet në deklaratën e familjes.
(BBC)