E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për Tiranën, Basha kryeson me 56 vota

UPDATE- Kandidati i Aleancës për qytetarin Lulzim Basha vazhdon të ruajë avantazhin përballë kandidatit socialist, Edi Rama në bashkinë e Tiranës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë hedhur te dhena per 484 kuti të numëruara, nga 485 që ka bashkia Tiranë.

Deri në këto momente, Basha ka marrë 124 459 vota, kundrejt 124 403 vota të marra nga Rama, duke ruajtur kryesimin. Diferenca mes kandidateve ngushtohet edhe me, po Basha mban gjithsesi kryesimin.

Basha mori kryesimin në garen e forte per kryeqytetin, në orët e para të mëngjesit të se enjtes, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.

Mbreme ne oret e vona te nates u nderpre me konsensus nga te dyja palet numerimi ne njesine numer 5, ne te cilat kane mbetur deri ne oren 12.47 edhe 5 kuti per numerim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›